Historia e gjate e vajzes shqiptare te Zgarbit, qe u shfaq mbreme...

Historia e gjate e vajzes shqiptare te Zgarbit, qe u shfaq mbreme me Ramen

354
0
Shares

Të mërkurën në mbrëmje në emisionin e Rai Uno, “Porta a porta” të organizuar me Edi Ramën për të sensibilizuar ndihmat për tërmetin e 26 nëntorit, bashkë me kritikun kontrovers të artit Vitorio Sgarbi u shfaq dhe një vajzë timide. Ajo u prezantua aty si Alba, bija shqiptare e personazhit të famshëm Italian e cila tani studionte në universitetin Boconi dhe që ndoshta pas studimeve mendonte të rikthehej sërish në Shqipëri.

Por pas kësaj klisheje idilike të babait italian që bëhet bashkë me të bijën shqiptare për të mbledhur ndihma për tërmetin fshihet një histori jo edhe qa rozë, shkruan lapsi.al.
Sepse Alba ka qenë për shumë kohë një fëmijë që i ati i saj nuk pranonte ta njihte, ndonëse Vitorio Sgarrbi kishte pasur një aventurë sentimentale me nënën e saj, Kozetën, një këngëtare lirike shqipëtare. Kozeta ishte e martuar me një tjetër Italian dhe për shumë kohë vajza mbante mbiemrin e tij. Vetëm pasi ai vdiq Kozeta hapi një gjyq për ti dhënë Albës, atësinë e babait të saj të vërtetë: Vitorio Sgarbi. Natyrisht kritiku kontrovers i artit, i njohur në Itali për shumë peripeci të tilla, rrefuzoi fillimisht ta njihte atësinë dhe çështja shkoi në gjykatë.

Për avokatin e Sgarbit, Giampaolo Cicconi, ky rast ishte i ndryshë nga të tjerët sepse “vajza e kishte një baba”. Vetë Sgarbi tallej me këtë histori. Për të përditshmen Il Messaggero ai thoshte disa vite më parë : “Fëmijë kështu kam nja 40: 4 në San Severino, 8 në Salemi ku jam kryetar i komunës, por të gjithë të panjohur”. Ndërsa për vajzën athere13-vjeçare përcaktonte: “E njoh shumë mirë, në pamje të parë mund të duket ime bijë. Është simpatike. E ëma më telefonon herë pas here, ma sjell edhe ta shoh. Kur e takoj vajzën i them se mund të bëhet murgeshë e shkëlqyer, kështu trembet e nuk vjen të më takojë për një vit”.

Por në fund e ëma, Kozeta fitoi procesin, Vitorio Sgarbi filloi ti paguajë vajzës së tij 2200 euro pension dhe i dha mbiemrin e tij. Ata madje në vitin 2016 pozuan sëbashku edhe për revistën e përjavshme italiane “Chi”. Sgarbi ka treguar se ndihet i lumtur për tre fëmijët e tij (përveç Albës, kritiku i artit ka njohur ligjërisht edhe Carlo-n 28 vjeç dhe Evelinën, 16 vjeçe), duke manifestuar edhe krenari që ka një vajzë shqiptare.

Kam goditur në shenjë. Fëmijët janë bërë shumë të mirë. Faleminderit nënave të tyre që janë treguar të zonjat. Alba, vajza ime e fundit nuk mund të ishte më e mirë. Është e mbarë, elegante, serioze dhe do të martohet vetëm në kishë, mundësisht shpejt. Dhe pastaj është shqiptare, populli që preferoj. i kam mbrojtur ngaherë shqiptarët nga shtypi i keq, gjithashtu edhe për këtë arsye kam një vajzë shqiptare”.

Sgarbi thotë gjithmonë se nuk ka qenë kurrë i interesuar që të bëjë rolin e një babai, por, edhe në këtë rast, ka deklaruar se ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij. “Edhe pse Alba ka jetuar në Shqipëri e kam ndjekur gjithmonë, edhe pse në distancë ajo ka ecur mjaft mirë, them se ishte një fat i mirë. Mund të mos ishte kështu. Nuk kam qenë asnjëherë një edukator, nuk kam dashur kurrë as familje as fëmijë.

Kam një koncept nihilist për jetën, por fati mund të vendos në vendin tënd dhe kështu mund të ndodhë të bëhesh baba. Në këtë pikë, edhe pse doja të merrja përgjegjësitë e atësisë, në kundërshtim me atë që ndodhi me Evelinën, vajzën më të vogël të cilën e njoha menjëherë, për Albën na u desh të prisnim edhe pse mamaja e saj ishte e martuar. Tani Alba mban emrin tim”.

Ndërsa vetë Alba Sgarbi e cila ka rrëfyer njëherë historinë e saj në shqip për revistën Living, ka nxjerrë një portret krejt të kundërt të të atit të saj. “Është krejt e kundërta; atij i pëlqejnë fëmijët dhe dëshiron të ketë një familje të bashkuar, por puna s’e lejon. Gjithashtu i pëlqen liria” ka thënë ajo duke e portretizuar Vitorion: “Babai është i drejtë, i ëmbël dhe i përgjegjshëm në veprimet e tij. Respekton dhe vlerëson njerëzit e thjeshtë e me kulturë. Është një baba si të gjithë të tjerët, i cili do të informohet për çdo gjë që bën fëmija, për çdo arritje të tij. Me mua është i kujdesshëm, i vëmendshëm në çdo detaj”.

Edhe pse nuk dëshiron ta pranojë, Sgarbit, nuk i vjen keq që të bëjë rolin e babait. Kritiku i artit, në fakt, vetëpërgënjeshtrohet kur deklaron që nuk zbavitet duke bërë rolin e babait, dhe në të njëjtën kohë, dëshiron fëmijë të tjerë. “Nuk zbavitem duke bërë rolin e babait, por jam i lumtur që fëmijët janë bërë të mbarë. Nuk jam sentimentalist, por më pëlqen të kem njerëz përreth, për këtë jam duke kërkuar një shtëpi më të madhe. Mendoj të bëj fëmijë të tjerë”.

Megjithatë tabloja që bab e bijë përshkruajnë tani, nuk ka qënë gjithmonë rozë. Në intervistën e saj në Living, kur ishte ende në Shqipëri, Alba i ka kujtuar edhe vështirësitë e kohës kur ajo ishte një fëmijë jashtë martese: “Momenti më i vështirë ka qenë të shikoja mamanë teksa vuante dhe ishte e stresuar për mua, për të ardhmen time dhe prej gjykimeve të të tjerëve për të, si një grua që kishte një fëmijë jashtë martese. Derisa jam njohur dhe kam marrë mbiemrin Sgarbi, situata për të ka qenë e vështirë nga ana emocionale dhe shpirtërore”, thoshte atëherë ajo.

Ndërsa tani, jo vetëm është një bije e njohur nga i ati, mbiemrin e të cilit mban, por ka filluar një universitet të nivelit të lartë si Boconi dhe së fundi u shfaq përkrah kryeministrit shqiptar në “Porta a Porta” për të ndihmuar bashkombasit e saj të prekur nga tërmeti.

©Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY