Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“U keqperdor deri ne fund nga Rama”

05/12/2019
Çlirim Gjata: Ndërkombëtarët roje të “Vetting”-ut…?! Po rojet kush do ti ruajë…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i PD, Clirim Gjata reagoi pas largimit te Arta Markut. “U keqperdor deri ne fund nga Rama”, tha ai.

Komenti i Fjates:

Përvoja që na la PPP-ja.
Sot, megjithë këto ditë të rënda posttërmeti, u emërua Prokurori i Përgjithshëm me mandat të rregullt. Më në fund. U bë si u bë të paktën u zgjodh. Dhe është institucioni i parë zyrtar dhe i rregullt i reformës në drejtësi pas tre vite e gjysëm. Me nge e kanë nisë. Megjithse është institucioni më pak i rëndësishëm, të paktën u kry. Ajo që vlen të diskutohet nuk është Prokurori në fjalë, se për të duhet të pritet sa të flasë puna e tijë, por ajo që po ikën dhe që hyri në histori me emrin unikal PPP(prok.përgj.përkohshme),Arta Marku. Unikale do të mbetet për mënyrën si u zgjodh:politikisht me 69 vota të një partie; në mënyrë antikushtetuese – vetë reforma në drejtësi u bë që të mos kishte zgjedhje të tilla, por interesi politik i Edi Ramës është mbi vetë reformën; për ti shërbyer në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore atyre që e zgjodhën dhe për të mbuluar pikërisht shkeljet e tyre; në mes të tymit e flakës, në një parlament ku nuk u mor vesh se si u betua dhe mbi të gjitha një përkohshmëri që zgjati jo pak por 2 vjet duke sjellë pasoja tepër të rënda politike, si një nga disa elementët determinant në shkaktimin e krizës ku ndodhemi prej gati një viti.
Kjo prokurore, ishte një zgjedhje politke pasi, me C.V.e saj nuk plotësonte asnjë kriter profesional për të merituar këtë post. Nuk kishte hetuar dhe as ndjekur në gjyq asnjë bandë apo krimel të rrezikshëm(veq po të konsiderohen të tillë të dehurit në makinë); nuk kishte asnjë pjesmarrje, diskutim, apo botim në fushën e doktrinës penale, ose të paktën një lexion mësimdhënjeje; nuk e njihte askush as si emër(me përjashtim të kolegëve të Shkodrës) le më pastaj si profesioniste. Por ajo plotësoi një kriter tepër sinjifikativ për politikën qeverisëse: besimin se do ti shërbente me devotshmëri. Dhe nuk i zhgënjeu.

Arta Marku sapo hyri ne Prokurinë e Përgjithshme ndërmorri veprime në kundërshtim me ligjin dhe vetë Kushtetutën e pas reformës, veprime këto që konsiderohen edhe shpërdorim detyre, por që i vlenin menaxhimit politik të Edi Ramës & co.

Filloi me lëvizjen e prokurorëve drejtues e të thjeshtë, sidomos ata që kishin dhënë prova se mund të hetonin qeveritarët, e paparanueshme kjo për Kryeministrin dhe ministrat e tij. Këto transferime, ulje e ngritje në detyrë vijnë në kundërshtim me ligjin pasi nuk ishin në kompetencë të PPP por të KLP(Kësh.Lartë i Prok.).Madje arriti deri aty sa të lëvizte prokurorë të emëruar me dekret të Presidentit.

Komandoi në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë shkak ligjor një shoqen e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda; largoi nga hetimi grupin e prokurorëve që hetonin dosjen Tahiri(ishministër i brëndshëm)duke e çuar këtë dosje drejt degjenerimit hetimor; manipuloi dhe montoi dosjen e vëllait të ministrit tjetër të brëndshëm; bllokoi hetimet për dosjen 339 dhe 184 ku sipas përgjimeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare “bild” dhe “voa” rezulton një grup i strukturuar kriminalo-politik në blerjen masive të votave; pas tre vjetësh e transferoi dosjen 184 nga Tirana në Dibër(praktikisht e mbylli si dosje) në kundërshtim me ligjin; bllokimi i kë tyre dosjeve solli pasoja të rënda politike duke shkaktuar deri edhe bojkotin e opozitës në zgjedhje; bllokoi hetimet per megaaferat e rënda korruptive të qeverisë ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.),DH-Albania me dokumenta të fallsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindramilionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar me ligj të posaçëm dhe sa e sa hetime të tjera mbi koncesionet apo PPP e qeverisë. Pa harruar këtu dosjet e drogës, pastrimit të parave, apo “Toyota Yaris”; etj.,etj.,etj.,e pafund etjera.

Kjo prokurore i ka lënë SPAK-ut sfida dhe prova të mëdha për të kaluar. Të rregullojë dhe hetojë të gjitha ato veprime dhe dosje të bllokuara nga kjo e fundit në interes të Kryeministrit, Qeverisë si dhe segmenteve të lidhur me to. Pikërisht këto sfida do të tregojnë nëse SPAK, ja ka vlejtur të krijohet, apo nëse vetë kjo reformë në drejtë si ja ka vlejtur.

Ndaj dhe kjo prokurore do të kujtohet si figura më e denjë e shërbimit ndaj interesave të ngushta politike por të mëdha financiare. Ajo është pikërisht eksperimenti i gjithë faktorit, që ka duart në reformën në drejtë si dhe që na mëson se si, nuk duhet zgjedhur një nëpunës i çfarëdo niveli e aq më pak një prokuror i lartë .

Tags: Arta Markuclirim gjata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.