SHENIM/ A do te kete nje post termet normal!

SHENIM/ A do te kete nje post termet normal!

128
0
Shares

Inxh. Agim Berisha

Tani që tërmeti ka shpenzuar një sasi të madhe të energjisë sëgrumbulluar, të gjithë një dilemë apo kërkesë kanë, a do tëketë një post tërmet normal, që e thënë shqip, a do të kemi mënjë jetë normale si më parë. Disa të tjerë kërkojnë edhe mëpak, nuk duan gjë tjetër, vec kur do të bëjnë një gjumë tëqetë.
 Vetem duke dëgjuar këto e kupton presionin engarkesën e madhe emocionale të këtyre njerzve, që kanëhumbur cdo shpresë e besim, nëse do jenë si më parë. Kjo është më e keqja që mund ti ndodh një populli të zhgënjyer deri në palcë, që nuk kishte menduar se ka edhe më keq, si kjo, kur paraja e mundi i tyre, e paguar për blerjen e apartamentit për banim, i shkatërroi edhe atë që u kishte mbetur…, jetën… Një kërkesë kërkon një përgjigje të shpejtë vetëm nga specialistët e fushës. Tashmë të gjithë janë bërë vigjilent dhe po ndjekin cdo minutë të situatës me tërmete, pavarësisht se me magnituda më të vogla, aq sa njëri thoshte edhe kur ecim na duket se po dridhet toka. Pas cdo tërmeti, njerzit duan qetësinë e humbur, jo show e statistika, që nganjëherë vetëm rrisin dozën e panikut, që për hirë të sëvërtetës, qytetarët e kanë me shumicë.

Ata nuk kanë nevojëpër demostrime force me shembje banesash, që vetëm 30 sek iu dëshën tërmetit për ta bërë, aq më pak statistikat se sa shtëpi shembi IKMT. Për fat të keq është e pamundur të hiqet dorë nga show edhe nga kolegët e mi inxhinierë, mes tyre ka edhe jo të fushës, që hamendësojnë teori “konspirative” për tërmetet, duke treguar, për mijë e mace që janë zbuluesit e tërmeteve, se sa përkujdesje ndaj qytetarëve. Përralla që i dinë edhe kalamajt.

Boll i lodhur është ky popull i traumatizuar, e nuk mund të duroi më, shfaqje të shëmtuara... Nuk vret tërmeti, por objekti i përshtatur keq ndaj tij. Ka vetëm një rrugë për të sfiduar tërmetin, jo duke mbajtur qenë e mace, por përfshirja apo nënshtrimi i terrenit, tabanit, mbi tëcilin ndërtojmë, ndaj shkencës, e respektim i KTZ.

E përsëris, e do vazhdoj ta bëjë, është e pafalshme show, para qytetarëve,që mendojnë se u është shkatërruar jo vetëm jeta por edhe familja. Akoma më të padëshirueshëm ata që kanë krijuar këtë situatë, që shfaqen nën siglën e të qënurit pranë qytetarëve.Nuk arrij ta kuptoj se si, kur në ligjin e legalizimeve të 2006, ka një fasho prej 200 ml nga vija bregdetare, që nuk lejohet legalizimi, në bregdet janë lejuar ndërtime të tilla, apo ndërtime mbi tabane kënetore. Për këtë duhet të flasin ata. Por show nuk ndalet. Të tjerë organizojnë konferencën teorike mbi llojet e valëve e dallgëve sizmike, ditët e tërmetit, nëzonën e tërmetit, kur kjo duhej bërë para shumë kohësh.

Sa shumë kohë e humbur, e përsëris, kur qytetarët e zonave të tërmetit, kanë vetëm një kërkesë, a mund të flemë dot në shtëpitë tona. Kjo është asistenca që ata kërkojnë. Këtë nuk e japin dot qeveritarët as politikanët. Këtë e japin vetëm specialistët. E në vënd të kësaj, kolegët inxhinierë, që ikin e kthehen duke ndryshuar vetëm “skenat” nga jashtë pallateve, duke deklaruar live, herë para një kollone e herë pas një muri, se grupet e verifikimit pas tyre, duhet të përcaktojnë nëse objekti është i banueshëm. 

Në tërmetin e Shkodrës të vitit 79’, si student, me një grup profesorësh, nga prof. Niko Lako e të tjerë, përvec evidentimit e vlerësimit të objekteve, kishim për detyrë të flinim në banesat e prekura nga tërmeti, kur banorët flinin në cadra... Njerzit kanë nevojë për qetësi e siguri me akte konkrete dhe kjo jepet vetëm nga specialistëme përvojë dhe të guximshëm. Nuk them të veprohet, sic vepruam me profesorët tanë në tërmetin e Shkodrës… por njerzve u duhet thënë, madje e kanë të domosdoshme tu thuhet, a mund të jetojnë në banesat e tyre ekzistuese, sepse me aq sa kam parë, në shumë objekte ku konstruksioni mbajtës i ka rezistuar goditjeve, nuk ka dëme tëpariparueshme, madje të shkohet deri atje, që sic vendoset nëura aftësia mbajtëse në ton, po kështu të vendoset në hyrje tëpallatit, qëndrueshmëria e objektit në shkallë rihter apo ballë.

Në gjendjen në të cilën ndodhen, qytetarët kanë nevojë edhe për element të tillë, në dukje të vogla, që flasin më shumë se cdo thënje apo asistencë psikologu. Prisja që së pakut në këto ditë të lihej ndasia partiake dhe të thirreshin gjithë specialistët më me përvojë, për një kontribut të përbashkët, ndaj njëfatkeqësie të përbashkët, në shtëpinë e përbashkët. Por epamundur., megjithëse ka shumë të tillë, me eksperienca nga tërmetet, thirren specialistë të huaj. Edhe ata duhen për shkak të llogjistikës së përparuar, por bashkërisht me tanët. Është akoma herët të angazhohen studentët në këtë punë që kërkon eksperiencë të lartëDuhet të ketë një rradhë pune, në këtësituatë, që tashmë ka kaluar në fazën post tërmet.

Ajo fillon nga ulja e numrit të të prekurëve nga tërmeti, përmespërcaktimit të objekteve që mund të banohet, apo e thënëndryshe, që kaluan testin e tërmeteve… edhe pse posttërmetet mund ti lëkundin përsëri. Kjo ul panikun dhe rrit besimin për të cilin kemi nevojë të gjithë. Tashmë duhet të mësohemi ta trajtojmë tërmetin dukuri natyrore, si shiu, përmbytjet, ngricat, thatësira. E jo vetëm kaq, por të mësohemi edhe të bashkëjetojmë me të, kuptohet me garant shtetin përmes aplikimit të detyrueshëm, të normave e praktikave të reja botërore në ndërtim, me materiale të sigurta e elastike, por edhe të një kontrolli, sic i themi ne, një supervizioni të rreptënë ndërtim. Vërtet kishim kohë pa tërmete, por ai duhet kujtuar e “respektuar” për ditë, pavarësisht “gjumitnganjëherë të thellë që bënë. Këtë e them për ndërtuesit, sepse qytetari blen sipërfaqen e banimit, jo qëndrueshmërinë e veprës.

Ndërtimet do të vazhdojnë, edhe tërmetet do na tundin, bashkë me tabanin mbi të cilin qëndrojmë, por ndërtimet e sigurta, saktësisht të supervizuara, duhet ta sfidojnë atë. E përsëris shpesh, ndërtimin duhet ta komandoj shkenca e jo paraja. Ajo po i bënë ndërtuesit sot, të përballen me atë që se kishin menduar… Vetëm 30 sekonda iu deshën tërmetit, për shëmbur një shkëlqim të rremë të të gjithëpërfituesve të pamëshirmësh… por ata që e paguan janëqytetarët që besuan verbërisht jetën e tyre, një firmekryebashkiaku… Tërmeti dalëngadalë po “largohet”. Pavarësiht humbjeve e dhimbjeve të mëdha, jeta do vazhdojërrjedhën e vet. Shpresoj që kjo situatë shumë tragjike, të mos harrohet, e analizës së saj t’i shkohet deri në fund. Nuk e kam fjalën vetëm te ndëshkimi, por te garancia teknike, që do u jap ndërtimi njerzve.

Ndërtimi lindi vetëm si nevojë për ti shërbyer njerzimit, jo për të marrë jetët e tyre. Është qeveria ajo që ka detyrimin, ti rikthej këtë mision, të humbur, me 26 nëntor, për vetëm 30 sek ndërtimit, duke i dhënë seicilit vëndin e vet dhe duke vlersuar eksperiencën si pasuri. Po,unë besoj, aq më shumë si specialistë, do të kemi një jetë normale post tërmet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY