Kengetarja dhe tashmë moderatorja Evi Reçi i preku të gjithë me postimin e saj disa dite me pare, ku tregonte per humbjen e familjes së xhaxhit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ajo ka publikuar sërish në profilin e saj të Instagramit, një video të shkëputur nga emisioni ‘Vizioni i pasdites’ në të cilën ka mbajtur një fjalim prekës për të afërmit e humbur dhe në fund ka përcjellë mesazhin se bashkë jemi më të fortë se kurrë.
Kujtojmë se fatkeqësisht familja e xhaxhait të saj u shua nën rrënoja, Eduard Reçi së bashku me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët, Klausin dhe Kristin. Po ashtu Evi humbi dhe shoqen e saj të fëmijërisë, Dienën së bashku me të bijën 8 vjeçare Eiselën dhe mamane e saj, Rozen.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/