Sot gjyqi për vajzën e arrestuar, zbardhet porosia që i dha avokatit:...

Sot gjyqi për vajzën e arrestuar, zbardhet porosia që i dha avokatit: Më sill uratën, se Biblën e kam me vete

117
0
Shares

Në Gjykatën e Durrësit, në orën 12:00 zhvillohet sot gjyqi ndaj students Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku, pasi shpërndau në rrjetet sociale një lajme të medias së Vatikanit.

Avokati i saj, Stefan Topalli, ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa nga fjalët që Xhulia i ka thënë atij para seancës gjyqësore.

“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulja Aliajt kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor. Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00. Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen. Mbrojtja është gati.”– thekson avokati.

Kujtojme se Xhulia u arrestua si e akuzuar për përhapje paniku ne rrjetet sociale, teksa kishte shpërndarë disa lajme nga një portal i huaj lidhur me rreziqet qe i kanoseshin vendit tonë për impiantet e gazit.

Shumë e kanë kritikuar arrestimin e saj, duke e konsideruar dhe arrestim politik dhe sulm ndaj lirisë së fjalës dhe shprehjes se shqetesimit pas kesaj situate dramatike në vendin tonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY