Nga: Inxh. Agim Berisha
Tërmetet na kujtuan që tashmë jemi “banorë” të një zone aktive sizmike bregdetare, nga më të “këqijat”, që e bënëndërtimin të “padëshirueshëm”, nëse nuk respektohen kushtet teknkike të zbatimit (KTZ)... Pavarësisht tërmeteve, ndërtimetdo vazhdojnë ta sfidojnë. Sfidë është vetë jeta… Përsëritet shpesh cfarë të mbjellësh, do të korrësh… Nuk ka faj tërmeti, fajin e kemi vetë…
Situata e sotme është pasojë e një“investimi” të mbrapshtë shumë vjecar. Bëhen emërime, pa përfillur kriteret profesionale. Këto edhe në institucionet primare parandaluese të fatkeqësive, që kërkojnë inxhinier me eksperiencë të gjatë. Kam parë shofer, oficer policie, e jo vetëm, drejtor ALUIZNI, te IKM, te Policia Ndërtimore, patjetër edhe te Emergjencat Civile, forca e shtetit në kohë fatkeqësish natyrore… Diplomohen studentë me kriterin e vetëm lekun. Lejohen ndërtime paleje pa një vlersim tekniko-urbanistik, mjafton të paguash nëndorë... Bëhen shtesa anësore pa u lidhur me objektin ekzistues, apo shtesa nëlartësi pa njohur aftësinë mbajtëse të tabanit apo mureve.
Nje pallat shtatë katësh përfundon njëzet katësh... e komplekse të tëra, pallatesh të ndërtuara në vijën e parë të detit, mbi tabane ranore, që lehtësisht transformohen në llum… Tolerancë e dënueshme, me pasoja që klasifikohen në “krimet” kundër njerzimit. Si mundet të jesh “indiferent” kur jo rrallë, sheh vepra të përfunduara në gjendje të mjerueshme, pa kujdes permanent, e të tjera që ndërtohen me kontroll joprofesional. Si mundet kur sheh vepra arti të ndërtuara para viteve 90, megjithëse të abandonuara, me tabane të gërryera dhe teknikisht nuk përballojnë dot fluksin e sotëm, janë në shfrytëzim cdo ditë… Si mundet… kur sheh konstruksionin mbajtës të pallateve të shallvareve, e jovetëm, me plasje të thella, nga ndërhyrjet jo profesionale.“Vrima” të zeza tëhapura, për një mundësi punësimi…
E shumica presin legalizimin… “Harrohet” se ligji antindërtim paleje, është për ruajtjen e jetës së qytetarëve, jo burim të ardhurash nga “gjobëvënja”… Aq më pak mund të jesh indiferent, ndaj rrëshqitjeve të përsëritura të masiveve shkëmbore në autostradën e Elbasanit, fatmirësisht pa tragjedi njerëzore., por me “tragjedi” miliona eurosh për ekonominë kombëtare. Shembull i keq, e përgjegjësi e munguar gjatë zbatimit të punimeve edhe vlersime joprofesionale gjeologo-inxhinierike… e patjetër mungesë profesionale supervizioni. Natyrisht edhe ndaj Gjirokastrës së “Uneskos”, që ka marrë tatëpjetën, nuk mund të jesh indiferent… Teoria e praktika e ndërtimit arsyeton dy “ligje” të natyrës,– më mirë se vetë materiali, askush nuk e di si punon ai, por edhe materiali lodhet si njeriu e vjen një moment që “këputet”.
Para ca kohësh, shikoja një film të huaj, ku inspektori ndërtimor ndëshkonte njërin, që ndërtonte një objekt me konstruksione druri, patjetër me leje, ngaqë nuk kishte certifikatën e garancisë së trarve të drurit… Për analogji po mundohesha tëgjeja një institucion në vëndin tim, që ndjek apo kontrollon cilësinë e qëndrueshmërinë e veprave ndërtimore., e deriadministrimin periodik të veprës ndërtimore. Por e pamundur. Edhe më keq kontrollin antisizmik, megjithësekemi eksperienca të hidhura me tërmetet. Tërmetet asparashikohen, as ndalohen, por dimë shkaqet, diagramën e “historikut”, e sidomos masat antitërmet... Tërmete bien kudo, në Japoni me qindra në ditë edhe dy tre shkallë më lartë, e ia kanë dalë të mbrohen. Gjithësesi, tërmetet e fundit, janë klithma, për rritje të përgjegjësisë shtetërore, në nivel të përvecëm institucional, ndaj sigurisë preventive të objekteve,por edhe të qytetarëve të tij, kostoja e të cilave është shumëherë më e vogël se e postkatastrofave.
Pavaresisht kush ndërton, të gjithë i drejtohen shtetit... Për ne inxhinierët, ka një porosi-postulat:-Objekti që ndërtoni, duhet të jetojë minimalisht sa jetoni vetë… Kjo porosi e dhënë ditën e parë të universitetit, flet qartë – njerzit blejnë sipërfaqen e banimit, jo përgjegjësinë ndaj qëndrueshmërisë së veprës. Ajo mbetet përjetësisht “pronësi” e ndërtuesit… Kjo, e pamjaftueshme për qytetarët, duke parë nivelin e përgjegjësisë së ndërtuesve…Ata duan një garant noterial, për jetët e tyre, një organizëm shtetëror. Pas viteve ’90 ndërtimi rend pas objekteve shumëkatshe me skelet b/a.
Pozitive, por edhe përgjegjësi e shtuar, në respektimin e kushteve teknike të zbatimit (KTZ). Terma të “vjetëruara” nga babëzia… në kurriz të cilësisë. “Kontribues” i cilësisë së dobët, është edhe mënyra e “re” e ndërtimit me klering. Mënyrë që shton numrin e përfituesve, KCK, nga shtrydhja e cilësisë. Megjithatë ndërtimet shumkatëshe me skelet b/a e themele pllakë, kur janë të certefikuara, janë më rezistente ndaj tërmeteve, pavarësisht lëkundjeve të mëdha.
“Elementët” më problematik në ndërtimet shumëkatshe janë mardhënjet mes strukturës b/a dhe mureve plotësues, si dhe shtesave të objekteve, me objektin “mëmë”. Në të dy këto struktura nuk realizohet lidhja e qëndrueshme, që objekti të “punojë” në unison, gjatë lëkundjeve sizmike apo uljeve të lejuara të tabanit, duke krijuar carje, por edhe panik, që në fakt janë lëvizje seicila për hesap të vet, jo shkatërrim i strukturave bazë…, gjithsesi tërezikshme. Duhet eksperiencë në klasifikimin e banesave të pabanueshme, përmes vlersimit të kategorisë së carjes… e shmangies nga vertikaliteti… Të cuditshme vlersimet pa cekicë e instrumentë… Tërmetet riciklohen sipas një “grafiku”relativisht të saktë. Kaq, por e rëndësishme është të mos harrohet historiku, sepse ai është baza që na mbanë në gatishmëri ndaj kapriciove e pabesive të tij. Të gjithë drejtuesit e Durrësit e njohin atë, e megjithatë kanë lejuar këtë katrahurë ndërtimore kullash…, madje “handshake tours”. Për të vënë duart në kokë…. Në ndërtim duhet të udhëheq shkenca, jo fitimi. Të gjitha dëmet nga tërmetet e fundit, vinënga mos respektimi i KTZ. përjashtuar ato nga amortizimi e mosmirëmbajtja e objekteve. Cuditërisht, megjithëse ndërtimet shtohen me ritme të “frikshme”, mungon një organizëm shtetëror , kontrollues për respektimin e KTZ…
Megjithëse ekzistojnë një numër i madh organizmash shtetërore ato nuk e gjejnë vehten në kontrollin teknik të veprës ndërtimore. Këtë kontroll, nuk e bëjnë as IKMT, INUV, apo policia bashkiake. Institucione me vizion të vjetëruar… edhe për “faj” të ligjit…, që insertojnë me policinë… Këtë kontroll, nuk e bëjnë as organizma apo inspektoriate, si KLSH, me veprimtari globale kontrolli, aktive vetëm pas përfundimit të investimit, shpesh jo profesionale, por edhe pa mision ligjor në parandalimin e abuzimeve në cilësi. Akoma më pak emergjencat civile e zjarrfiksat, që nuk parashikojnë në organikën e tyrestrukturues ndërtimi me eksperiencë… apo Instituti indërtimit… Për mua është e pamundur heshtja sepse edhe për ne inxhinierët aplikohet, ndonëse i panënshkruar, ligji Hipokratit… Për një 26 nëntor ndryshe, pa ndërtues “vrastar”, gjykoj se është emergjente një memorandum me ndërtuesit, i kthyer në ligj pa “maliq”, nga shteti për zonat e rrezikshme tërmetore, për lartësinë e ndërtesave, për numrin tavan të kateve, për territoret me tabane, ku nuk lejohet ndërtimi… deri te përgjegjësia ligjore e heqja përjetë e licensave, ndërtuesve “vrasës”.
Duhen aplikuar normat e standartet ndërtimore të Japonisë, por dhe riorganizim në “high standart”, i mënyrës së kontrollit të zbatimit të projekteve, në fakt, administrimit permanent të objekteve ndërtimore, në nivel Task-Force. Gjatë këtyre viteve në vëndin tonë, është investuar shumë në ndërtime të të gjitha “zhanreve, por shpesh cilësia e dobët e punimeve, e ka bërë të pamundur t’i shijojmë. Kjo, për shkak të një kontrolli të diktuar, nga supervizor pa identitet profesional, “kamikaz” të fondeve publike, që për hir të një vazhdimësie “page”,injorojnë misionin e tyre, parandalimin e të papriturave ngandërtimi.
Megjithatë në vëndin tonë ekzistojnë kompani serioze ndërtimi, që kanë përformuar sukseshëm në tregun vëndas dhe në atë ndërkombëtar. Ato janë pasuri kombëtare. Ajo cka nuk aprovoj te kompanitë ndërtuese është, semonopoli në treg, u ka dhënë pushtet edhe mbi supervizionin, madje shpesh për të shmangur “bezdisjen” e realizojnë vetë…Kulmi... Supervizioni është opozicion i detyrueshëm, pa të cilin nuk mund të filloj investimi publik. Ai duhet tëudhëhiqet nga inxhinierët më të aftë, me integritet profesionale moral, e detyrueshme të kenë kapërcyer cdo hallkë tëkarrierës. Jemi nga të paktat vënde, ndoshta i vetmi, kupërzgjedhja politike, eksperiencën e emërton vjetërsi, kur nëfakt është pasuri, që kursen vlera të mëdha, jo vetëmmonetare.
Jo vetëm garancia e veprave ndërtimore, prapa së cilës qëndrojnë mijëra jetë njerzish, por edhe përqindja e lartëqë zë ndërtimi në ekonominë e vëndit e në qarkullimin e parave, e tashmë edhe projekti “crazy” një miliard dollarë, e bëjnë domosdoshmëri krijimin e një Task–Force, fuqiplotë në mbikqyrjen e ndërtimeve… Këtë Task-Forcë e mendoj një organizëm tërësisht profesional, mbikqyrës i vlerave e destinacionit të investimit e mbi të gjitha, parandalueskatastrofash.
Ngritja e kësaj Task-Force, do sillte edhe ridizajnimin e inspektoriateve të shumta ekzistuese, me “pushtete” të mbivendosura, por me përgjegjësi jetime… e jo humane…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/