E arrestuan pasi po rindërtonte shtëpinë nga tërmeti i shtatorit. Gent Strazimiri...

E arrestuan pasi po rindërtonte shtëpinë nga tërmeti i shtatorit. Gent Strazimiri denoncon rastin

822
0
Shares

Ish-deputeti PD, Gent Strazimiri ka publikuar një rast kur policia ka arrestuar një person që po ridnërtonte shtëpinë e vet të dëmtuar nga tërmeti I shtatorit. Ky person kishte ndërkohë edhe vërtetimin e dëmtimit të shtëpisë dhe ajo cfarë po ndërtonte ishte mbi rrënojat e asaj që i kishte mbetur nga tërmeti I shtatorit.

Postimi i Strazimirit:

Kjo shtëpi është klasifikuar “e rrezikshme”, “e pabanueshme”, gjatë tërmetit të 21 shtatorit!

Pasi pati marrë lejen përkatëse në njesinë administrative, kryefamiljari pati nisur menjëherë rindërtimin dhe forcimin e saj me kollona betoni, siç shihet, në themelet e vjetra, madje duke shfrytëzuar edhe çdo pjesë të murit të vjetër ende në këmbë!

“Shteti” E KA ARRESTUAR një natë për “ndërtim pa leje”…(?!), sepse “shteti” paska dhënë leje vetëm për, citoj, “bariera”(?!)

Në natën e 7 pas tërmetit të 26 nëntorit, “shteti” nuk është dukur ende t’i sjellë një çadër familjes SË PASTREHË të “kriminelit” të arrestuar, sepse po ndërtonte strehën për familjen e tij, ME LEJEN e “Shtetit”, pa i kërkuar ASNJË NDIHMË “Shtetit” …

Kush deshi “SHTET”, qe ku e ka!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY