Rama kërkon të lajë duart me një ligj të rreptë për ndërtuesit,...

Rama kërkon të lajë duart me një ligj të rreptë për ndërtuesit, por ai dha leje 11 vjet rresht

124
0
Shares

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit ndërsa paralëjmëroi ndërtuesit, se të gjithë ata që abuzuan me ndërtimet, do të dënohen.

Rama u shpreh se parlamenti do të kalojë një ligj të shpejtë dhe të gjithë ata ndërtues ose arkitektë që abuzojnë me ndërtimet, do të mbajnë përgjegjësi penale e do dënohen me burg.

“Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është në letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore. Duhet vënë sanksione të forta. Shtatë deri 15 vjet burg për ndërtuesit që abuzojnë. Kjo është një humbje e imja, por nuk do jetë më kështu. Duhen dënime shembullore”, tha ai.

“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar për 11 vjet bashkinë e Tiranës dhe të gjitha lejet e ndërtimit janë lëshuar prej dhe më pas kontrolluar po prej tij në lidhje me cilësinë e ndërtimeve.

Ndërkohë edhe Bashkia e Durrësit është drejtuar nga PS që nga viti 2000 ndërsa 15 vitet e fundit është drejtuar nga ndërtuesë dhe pronarë kompanish betony dhe inertesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY