Ndërtesat e shembura nga tërmeti, objekt hetimi ligjor dhe teknik, proteston arkitekti

Ndërtesat e shembura nga tërmeti, objekt hetimi ligjor dhe teknik, proteston arkitekti

94
0
Shares

Ndërtesat  e shembura nga tërmeti përbëjnë objekt të hetimit ligjor dhe teknik, deklaroi sot një nga specialistët e ndërtimit që për shumë vite ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në fushën e urbanistikës..

Arkitekti Marin Biçoku tha se ky proces duhet të jetë transparent që të jetë i besueshëm tek qytetarët, gjatë një intervistenë tv klan.

Patjetër që hetim duhet të ketë se sa kohë ka pasur qytetarë që kanë humbur jetën ka elementë të veprës penale apo të një situatë hipotetike. Lidhur dhe me atë që thashë më përpara është e rëndësishme për të përfituar besimin e qytetarëve te shteti, një hetim të thelluar, individual rast pas rasti.

Ju me drejtë mund të bëni pyetje pse u ndërtua kjo ndërtesë, pse u ndërtua ajo ndërtesë dhe është shumë e vështirë të japësh një përgjigje nëse nuk ka një hetim ligjor dhe teknik të detajuar.

Besoj se një nga elementet që mund të jetë me vlerë për t’u sugjeruar në momentin që ne flasim, prishja e ndërtesave që e kanë humbur integritetin strukturor duhet të bëhet vetëm pasi të jetë bërë procesi i hetimit teknik dhe ligjor.

Duam apo nuk duam ne, ndërtesat pavarësisht se kanë pësuar kolaps total përbëjnë elementë të provës të cilat i vlejnë dhe prokurorëve për të zhvilluar hetimet e tyre, por vlejnë edhe nga pikëpamja teknike shkencore për të kuptuar se si janë sjellë ndërtesa të ndryshme, të viteve të ndryshme ndaj këtij tërmeti.

Prandaj është e rëndësishme për opinionin tim që përpara se ndërtesat, sigurisht që duhen siguruar për të mos pasur rrezikshmëri të qytetarëve që vijnë rreth e qark, por duhen analizuar përpara se të rrafshohen komplet dhe më pas të largohen. Si për anë teknike dhe ligjore. Do duhet transparent procesi në mënyrë që rezultati që do dali mund t’i pëlqejë apo jo qytetarëve të jetë i besueshëm’, tha arkitekti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY