Durrësi është zgjuar sot me tërmetin e IKMT e cila është urdhëruar nga qeveria të prishë banesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti.
Aktualisht është duke u shkatërruar një pallat 6 katësh në qytet I ndërtuar në vitin 1981. Po ashtu fadromat I aknë hyrë punës për prishjen e një hoteli, “Lubjana”, I cili u shemb dy kate gjatë tërmetit.
Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, Haki Çako, sot do të prishen rreth 10 ndërtesa të dëmtuara gjatë tërmetit.
Nga përllogaritjet e para janë mbi 40 ndërtesa të planifikuara për t’u shembur në të gjithë qytetin, por numri mund të rritet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/