Braktisja e kryeqytetit pas tërmetit, Basha inspekton njësitë 6, 8 dhe 4....

Braktisja e kryeqytetit pas tërmetit, Basha inspekton njësitë 6, 8 dhe 4. Banorët denoncojnë

111
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi sot disa lagje brenda Tiranës në njësinë 6 në Kombinat, në njësinë 8 dhe në njësinë, ku ka dëmë të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Më e prekura nga zonat është Kombinati, ku banorët dëshmojnë se janë në mëshirë të fatit. Pasojat e rënda të tërmetit janë të dukshme në banesat e tyre, por banorët thonë se nuk kanë asnjë kujdes as nga bashkia, as nga qeveria.

Kërkesa e të gjithëve është t’u shkojnë autoritete për të vlerësuar nëse banesa është e jetueshme dhe e sigurtë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Edhe në ato pak banesa të vërifikuara të pabanueshme, banorët thonë së nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për strehim. Ata flenë në çadra plasmasi të sajuara ose të marra tek fondacionet e huaja të ndihmës.

Situata më e rëndë është në objektet e ish fabrikës së qelqit të cilat rrëzikojnë të shemben plotësisht. “Rrezikon të bjerë objekti. Ka krisje në kollona, por Njesia na ka thënë: nuk ju njohim fare”, ngrejnë alarmin familjet nërrezik.

Edhë në njësinë 8 në Tiranë, strukturat e PD-së, kanë verifikuar dëme të rënda në pallate e shtëpi private. Në rrugën Skender Sallaku, kryetari Basha pa një pallat 13 katësh me 50 familje, i cili kishte krisje të rënda në kollona.

“Na kanë rënë tullat e mureve dhe jemi rrezikuar. Njerëzit kanë dalë vet, ndërsa pallatit nuk i është vënë asnjë shirit”, – thotë një banore. Në Rrugën Riza Cerova, një pallat i ndërtuar 2 vitet e fundit është krisur rreth e rrotull, por askush nuk ka shkuar për të vlerësuar gjendjen. “Pallati është çarë në të gjitha anët. Askush nuk na thotë asgjë” – u shpreh I revoltuar një banor, ndërsa një tjetër shtoi -“Askush nuk na jep asnjë shpjegim. Nuk na thotë njeri rrihet apo jo në shtëpi”

Zoti Basha u kërkoi banorëve të mos hyjnë në banesa të rrezikshme. Falë ndihmës së një biznesmeni të zonës, kreu i opozitës arriti të sistemojë në një hotel disa prej familjevë të rrezikuara, duke u siguruar strehim, ngrohje dhe ushqim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY