I tmerruar nga termeti dhe i harruar nga shteti, një baba i dy fëmijëve të traumatizuar ka shpërthyer në lot para kryetarit rë opozitës Lulzim Basha gjatë inspektimit të dëmeve në lagjet e Shkozetit në Durrës.
“Na ka plasaritur kollonat. Kanë plasur ujrat vullkan. Po tallet me ne. Unë kalamajt i kam te psikologu në Tiranë. Goca klasë të 7-të, djali në klasë të 8-të”, – shprehet me lot në sy babai i dëshpëruar, ndërsa tregon pallatin e shkatërruar.
Situata edhe në Shkozet paraqitet e rëndë, situatë e cila është konstatuar nga zoti Basha gjatë inspektimit të kësaj zone. Qytetarët iu ankuan kreut të PD se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe kanë nevoja urgjente për strehim e ushqime
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2788243557893474&id=166424440075412&sfnsn=mo&d=n&vh=e
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/