Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Dy mësime të shpejta që na mësoi kjo fatkeqsi natyrore”

30/11/2019
Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë dy mësime të shpejta që marrim nga ky tërmet tragjik, sipas Ylli Manjanit. Ish-minsitri shkruan gjatë në rrjetet sociale, duke theksuar të parën sigurinë e ndërtesave dhe së dyti një shtet të përgjegjshëm dhe funksional.

POSTIMI I ISH-MINISTRIT:

Dy mësime të shpejta që na mësoi kjo fatkeqsi natyrore.

1. Duhet të sigurojmë banesat!

Kompanitë e sigurimeve janë krijuar për këtë ditë. Shteti nuk ndërton banesa. Kush thotë të kundërtën është gënjeshtar. Natyrisht, janë për t’u vlerësuar të gjithë ata individë apo kompani që kanë shprehur dëshirën të ndërtojnë banesa të reja për të dëmtuarit. Pa dyshim një gjest i lartë.

Por shteti nuk ndërton më shtëpi dhe ky është parim në shoqërinë me pronë private.

Shteti komununist, ishte pronar i çdo banese dhe ndërtonte banesa të reja si pronari në pronë të vet. Natyrisht ai sistem kolapsi që atëhere kur 2 e 3 kurorë jetonin në max 60 m².

Sot nuk është kështu. Banesat janë private dhe pronari është zot për mbajtjen e saj. Prandaj është shpikur sigurimi, që pronarët të ndajnë rriskun në mbajtjen e banesave të tyre. Rrisku është 100% nëse nuk sigurohet.

Kjo është llogjika si për banesat ashtu edhe për mjediset e bisnesit. Duhet të pranojmë ftohtë këtë llogjikë, sado e dhimbshme të jetë veçanërisht këto ditë.

Por kujdes! Kjo llogjikë parimore nuk justifikon dëshirën e qeverisë për të detyruar njerëzit të sigurojnë banesat me zor!!!! Një projekt ligj që me shumë gjasë do ta riaktivizojë qeveria me këtë rast, që detyron njerëzit të sigurohen me zor është dhunë joproporcionale.

E përsëris: sigurimi është kontratë dhe si e tillë lidhet veç me vullnet të lirë ndërmjet të siguruarit dhe siguruesit.

Fatkeqësi si kjo e tanishmja duhet të jenë nxitje e fortë vullneti për tu siguruar. Nëse se bën dot as fatkeqësia nuk ka kuptim ta bëjë qeveria!!!

2. Na duhet një shtet funksional dhe i përgjegjshëm.

Kur fatkeqsia ndodh, aktivizohet menjëherë struktura e emergjencës. Dmth zjarrfikës, forca kërkim shpëtimi, mjete e paisje të domosdishme.

E thënë më thjeshtë “kryeministër” i këtyre ditëve është Haki Çako, jo Edi Rama. Detyra e këtij të fundit është të mbajë gjithmonë të gatshëm, të mirpaisur, të trainuar e të financuar strukturën e Emergjencës civile. Nëse nuk e bën këtë, nuk ka bërl detyrën. Dhe nuk quhet detyrë të shkojë në vendngjarje me kamera, që më shumë ngatërrojnë seaa kryejnë punë.

Duhet ndaluar me ligj shfaqja mediatike si heronj e çdo politikani në ditët kur duhet të punojnë strukturat që paguhen nga taksat e njerëzve për këtë ditë.

Nga ana tjetër, kjo fatkeqsi e rëndë është një mësim i madh mbi përgjegjsinë para ligjit. Se që ta themi troç, godinat e ndërtuara keq sollën pasojat që po na shohin sytë.

Prandaj të gjithë ata që bëjnë, zbatojnë, financojnë e miratojnë projekte ndërtimore nuk duhet ta kenë gjumin e qetë.

Të gjithë ata që japin leje, çertifikata, vërtetime e liçensa duhet të japin llogari para këtyre pasojave, njësoj so ata që inspektojnë punime dhe lejojnë banimin e njerëzve.

Shteti garanton sigurinë e banesave! Prandaj ka ligje dhe struktura për këtë qëllim. Fakti që ka ndërtime skarco, i bën automatikisht përgjegjës ata që se kanë bërë mirë detyrën.

Pa vendosur rendin e përgjegjësisë para ligjit, nuk kemi për të zënë mend. Do bëjmë prap të njëjtat gabime.

Unë kështu mendoj dhe mbi këtë llogjikë arsyetoj.

//DRONI.al/

Tags: komentmesimetemretiylli manjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.