Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Rama falenderon ministrat e vetë, mesazh Kosovës: Jo më e nevojshme sjellja e ndihmave

28/11/2019
VIDEO/Rama falenderon ministrat e vetë, mesazh Kosovës: Jo më e nevojshme sjellja e ndihmave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe sot, komunikimin e parë live me qytetarët dhe mediat, e pati kryeministri Edi Rama, i cili beri nje përmbledhje të situates pas 48 orësh nga tërmeti i madh qe goditi Durrësin dhe Tiranën.

Kreu i qeverisë tha se është e nevojshme që të gjitha energjitë të përmblidhen tashmë te rindërtimi i banesave, dhe strehimi i të gjithë qytetarëve. Rama falendroi dhe ministrant e qeverisë së tij, që kishin dhuruar rrogën e muajit Nëntor për viktimat e prekur nga tërmeti.

“Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e  stërtrazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real.  Kjo është koha e Psikologëve dhe jo e astrologëve. Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë,  që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime.

Duhet të punohet me shumë këmbëngulje. Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre. Tani është momenti për të inventarizuar  të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë  verifikim strikte të familjeve që strehohen në hotele.

Historia ka mësuar se botën ku jetojmë se këto janë situata se abuzimet shoqrojnë këtë situat, duhen të shamngen maksimalisht. Duhet intensifikuar puna për banesat fizike dhe të iventaruizoahet. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është krijuar  që dje, është  në fazën fillestare të punë dhe unë do të doja që të theksoja që ministria e Infrastrukturës, e cila meriton mirënjohej për gjithë sakrificën  së bashku me kolegët e tjerë, që ju ka rëbnë detyra të përballejon në vijën e frontit, duhet të garantojmë përfshirejn e të gjithë inxhinierët nga të gjithë rrugët e jetësm nga sektori publike”-tha Rama.

Ndërkohë që Rama pati një apel dhe për personat që kanë dhënë ndihma ushqimore dhe material, veçanërisht atyre që janë dërguar nga Kosova, që të mos dërgojnë më, pasi janë plotësuar të gjitha nevojat e paraqitura.

“Nuk është më e nevojshme në këto momente sjellja e ndihmave materiale, pasi falë jush tashmë ka një sasi të jashtëzakonshme. Përeveç njerëzve që përfitojnë me të drejtë, ka dhe abuzime që mund të bëhen me ndihmat, prandaj duhet që të përqendrohen te platforma që ka publikuar qeveria, në mënyrë që të mos ketë abuzime”, tha më tej Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1007128736304081/

Tags: mbledhjaministratRamatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.