Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lagje të tëra mund të rrafshohen”, Gazetari apel: Nëse nuk vëmë mend edhe kësaj radhe, do të thotë se e kemi hak

28/11/2019
Tërmet 5-ballësh, nuk ndalen lëkundjet e forta në vend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Mentor Kikia ka vijuar të bëjë apel të fortë, që pas kesaj situate me tërmetin, Shqiperia dhe shteti të marrin masat për të ndaluar demet dhe tragjedi të tjera.

Gazetari shkruan se pas kësaj duhet të përcaktohen kritere të rrepta për standardet e ndërtimit. Nga kjo fatkeqësi duhet të nxirren mësime e të merren vendime që të shërbejnë për dekadat e ardhëshme. Të shkojnë në burg ndërtues e inxhinierë, që për të shkak të fitimit, janë shndërruar në vrasës.

“Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalbura në Thumanë dhe disa ndërtesa të ngritura pa asnjë kriter teknik në zonën e ish kënetës dhe në plazhin e Durrësit.

Por përmasat e katastrofës janë shumë më të mëdha. Ne sapo kemi filluar të paguajmë gjëmën që i kemi bërë vetes. Në Durrës mijëra njerëz kanë ngritur shtëpi në një zonë që është 2 metra nën nivelin e detit dhe ku nuk ka ansjë infrastrukturë kullimi. Holandezët jetojnë nën nivelin e detit, por kanë një jetë që projektojnë si ta përballojnë.

Në zonën e plazhit pallate e hotele të ndërtuara mbi rërë kanë pësuar dëme serioze edhe pse nuk janë shembur. Në Kavajë, Vorë, Fushë Krujë e Laç mijëra shtëpi janë dëmtuar.

Pasi të varrosim të vdekurit, politikanët duhet të qepin gojën dhe fjalën tua lënë studiuesve. Lagje të dëra mund të duhet të rrafshohen. Dhe duhet të bëhet. Atë që nuk e bënë dot shteti dhe qeveritë e paafta e të korruptuara, po e bën tërmeti. Deti përparon drejt tokës, ndërsa ndërtimet përparojnë drejt detit. Me dhe pa leje, me dhe pa projekte, me dhe pa inxhinierë. Një katrahurë gjigande ka mbushur vendin me ndërtime të frikshme.

Ti jepet fund epokës, kur një ndërtues(ai që ka ngritur atë grataçelën e tmerrshme tek Shkëmbi i Kavajës), sa herë arrestohej, kur e lëshonin ngrinte edhe katër kate të tjera pa leje, derisa e çoi në katin e 21″,-shkruan gazetari.

//DRONI.al/

Tags: apeliMentor Kikiaopiniontermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.