DETAJE/Policia e Tiranës me dorë të hekurt ndaj të rinjve, dy kapen...

DETAJE/Policia e Tiranës me dorë të hekurt ndaj të rinjve, dy kapen me heroinë, iu zbulohen dhe armë

144
0
Shares

Policia vijon me operacionet për kapjen e personave të cilët merren me trafikimin e lendeve narkotike.

Nga operacioni i fundit në Tiranë, ne pranga ranë dy të rinj nga Berati te cilet jane kapur ne flagrancë me qese me drogë.

Burime nga policia sqarojnë se te rinjve u janë gjetur dhe armë dhe mjete te tjera jo të ligjshme.

DETAJE NGA OPERACIONI

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kombinati”, zhvilluar nga Komisariati i Polciisë Nr. 6, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj.

Në pranga dy poseduesit, që njëkohësisht edhe shpërndanin lëndën narkotike të sekuestruar gjatë operacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. B., 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

– D. Ll., 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stadiumit Dinamo kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. B. dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip TT me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e shtetasit D. Ll. dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY