DETAJE/Horror në Tiranë, ish-burri djeg me qumësht gruan në sy të 2...

DETAJE/Horror në Tiranë, ish-burri djeg me qumësht gruan në sy të 2 fëmijëve

204
0
Shares

“Ai tani është brenda, nuk kam më frikë…!” Këto fjalë thotë mes lotësh një grua me historinë e trishtë me një ish-bashkëshort të dhunshëm, i panxënë edhe pse i ka provuar qelitë e burgut për disa herë me radhë për të njëjtën akuzë, dhunën në familje. Gruaja me inicialet D.S, besonte se ai tashmë ka ndryshuar dhe me zemrën e një nëne e lejoi ish-bashkëshortin e dalë nga burgu vetëm dy muaj më parë, të takonte dy fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën e madhe, 7 vjeç.

Ajo ishte shtatzënë kur u ndanë 4 vite më parë. Djali nuk e kishte njohur të atin, i cili që pas lindjes së tij ka qenë burgjeve për dhunën ndaj ish-bashkëshortes. Këtë radhë, ajo vendosi t’i besojë duke i ofruar mundësinë të birit të njohë babanë e tij.

Por ish-bashkëshorti, B.Balla nga Librazhdi, me të mësuar shtëpinë e re ku jetonte ish-gruaja e tij me fëmijët dhe me nënën e saj, në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte, i ka hyrë nga dritarja në katin e dytë, dhe ka nisur ta dhunojë sërish bashkëshorten. Ka fikur dritat dhe ka marrë tenxheren me qumështin e sapo valuar dhe ia ka hedhur në fytyrë teksa ish-bashkëshortja ishte me fëmijët në dhomën e gjumit.

Një skenë e tmerrshme për dy të miturit, që kurrsesi nuk do të kishin zgjedhur ta kishin njohur të atin në të tilla rrethana: Duke dhunuar nënën e tyre!

Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht detajet e kësaj historie të trishtë, që tashmë ka përfunduar me prangosjen e ish-bashkëshortit të dhunshëm, ndërsa zonja ndodhet në spital duke marrë mjekim. Më shumë sesa ilaçe për të qetësuar dhimbjen, D.S ka nevojë të gjejë qetësi për veten dhe të sigurohet se fëmijët e saj janë mirë.

Denoncimin e kam bërë në orën 02:30 të mëngjesit. Ka ardhur në banesë në orën 02:00, deri në orën 02:30 ishte ngrohur qumështi. Ka fikur dritat dhe ka ardhur ma hodhi në dhomën e fëmijëve, tek dhoma e gjumit. Isha edhe me mamin tim në një dhomë tjetër. Donte që ne të bashkoheshim, unë nuk e doja, nuk e toleroja dot më atë gjë. Sepse e di se kush është, e di se sa i keq është. Ka qenë në burg shumë herë. Tre herë ka qenë vetëm për dhunë në familje. Jemi divorcuar para 4 vitesh. Ka dy muaj që ka dalë nga burgu për dhunë në familje. E dija që do dilte tani, por problemi është që më tha, dakord, vetëm të takoj ndonjëherë fëmijët, edhe nuk të luaj, bëj çfarë të duash me jetën tënde. Kjo gjë më pati bindur. Nuk i lejohej me vendim gjykate të takonte fëmijët, por doja thjesht ta lija unë se çunin nuk e ka njohur fare. Jam ndarë shtatzënë, çuni është katër vjeç sot, vajza është 7 vjeçe. Veç fëmija ta dinë se kush është i ati. Ai kishte ardhur, sa mësoi shtëpinë dhe më hyri në kat të dytë, nga dritarja, natën”, tregon D.S për Shqiptarja.com në këtë rrëfim të vështirë për të.

Pasi është larguar nga banesa, D.S është shtruar në spital ndërsa nuk ka nguruar të bëjë kallëzim në polici për ish-bashkëshortin e saj. Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi ish-burri, B.Balla i ka shkuar edhe në dhomë në spital, duke tentuar ta mbysë me jorgan. Ka qenë një fat që D.S është gjallë dhe mirë, dhe tashmë e ka kaluar çdo rrezik.

“Ka ardhur, më ka qëlluar, më duket se kishte edhe thikë me vete dhe tentoi të më mbyste me jorganin. Kisha një vajzë në dhomë, i thash ik të lutem, thirri të tjerëve, sepse po vjen ish-bashkëshorti, lajmëroni policinë. Ajo iku doli, ai erdhi me vrap. Iku pas erdhën vajzat, infermierët doktori dhe të gjithë, u hodh nga kati i tretë”, tregon ajo.

Më ka ngrirë i gjithë trupi, thotë mes lotësh gruaja, teksa ende nuk e ka kaluar këtë situatë të vështirë, për të cilën tashmë shpreson se nuk do të jetë më e rrezikuar. Shqiptarja.com u interesua pranë policisë. Pas denoncimit të gruas, efektivët e policisë kanë kërkuar gjatë gjithë natës derisa në orën 10:00 të mëngjesit kanë bërë të mundur arrestimin e dhunuesit.

B.Balla ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të merret ndaj tij./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY