Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i është drejtuar ashpër kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Në një koment në Facebook, Koni shkruan se ka të vështirë të fshehë keqardhjen nga sulmet e Veliajt, bajate e banale ndaj personit të tij.
Rektori thotë se “u ka djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik. Ai i ka drejtuar një pyetje kryetarit të Bashkisë
Postimi i plotë:
Zoti Veliaj,
E kam të vështirë të fsheh keqardhjen time mbi sulmet e tua bajate e banale ndaj personit tim si Rektor i Universitetit të Tiranës.
Aq shumë ju ka “djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik, sa vend e pa vend flisni për këtë gjë dhe harroni që nuk jeni përfaqësuesi i pushtetit qëndror, të cilin UT e ka paditur.
Aq shumë jua ka “prishur punët dhe planet” kjo gjë, sa humbisni edhe toruan, dhe tregoheni i paedukuar… apo kështu jeni në të vërtetë?
Dhe unë kam një pyetje për ju: Aty ku jeni diplomuar, Rektori merrej me karrige dhe tavolina, apo me shgarravina muresh?????? ..apo nuk e keni idenë fare me cfarë merret Rektori i një universiteti?
Sa për ballkonin që keni parë, mund të pyesni më mirë atë që e urdhëruat për ta pastruar brënda orës përpara ceremonisë së inagurimit të stadiumit.
Zoti Veliaj, një këshillë ju jap: ruajeni qetësinë… vështirë që publiku të gënjehet akoma me fjalitë tuaja pa kuptim…..
Thjesht edhe sot ju mëshiroj…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/