Reagon OSBE në Vjenë për shpalljen non grata të Borchardt nga Meta

Reagon OSBE në Vjenë për shpalljen non grata të Borchardt nga Meta

125
0
Shares

Pas shpalljes së ambasadorit Bernd Borchardt si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi i parë nga zyra qendrore e OSBE në Vienë, transmeton top channel.

Televizioni i kërkoi OSBE-së një qëndrim për këtë zhvillim me ambasadorin Borchardt, i cili pasditen e të martës është nisur për në Vienë, nga ku ai do të paraqesë të enjten, raportin vjetor të punës së presences në Shqipëri, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Përgjigja nuk është e drejtëpërdrejtë, por tejet diplomatike duke lënë të kuptohet se OSBE në Vienë, nuk preferon ta agravojë situatën e paprecedentë në këtë përplasje, shkruan top channel.

Në përgjigjen e zëdhënëses Mersiha Čaušević Podžić thuhet:

“OSBE-ja është njohur me notën verbale të lëshuar nga Zyra e Presidentit. Si partnere afatgjatë e Shqipërisë, OSBE-ja nxit dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet shqiptare dhe mbetet e përkushtuar të ofrojë ndihmë dhe mbështetje të përqendruar në përparimin e agjendës kombëtare të vendit.”

Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, presidenca thoshte se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY