Rama ‘nis’ biznesin e ri, shet shtetesine shqiptare per milioneret e dyshimte

Rama ‘nis’ biznesin e ri, shet shtetesine shqiptare per milioneret e dyshimte

91
0
Shares

Çdo qytetarë i huaj, i cili do të blejë nënshtetësinë shqiptare do të përjashtohet nga taksat, do të përfitojë ulje të TVSH-së në 6 përqind dhe do të ketë përfitime të tjera fiskale. Kështu tha Kryeminsitri Rama, më 13 nëntor, i ftuar në Konferëncën botërore për Nënshtetësinë në Londër, të organizuar nga kompania Henley dhe Partners.

Ai tha se Shqipëria do të shesë nënshtetësinë përmes programit të dyshimtë dhe “fantastikisht të korruptuar” , kesh për pasaportë, të hartuar nga kompania Henley and Partners.

Gjatë fjalës së tij Rama tha, “unë e di se ka shumë debate mbi këtë program”, dhe “ unë e di që kur të kthehem në shtëpi Komisioni Evropian do të më dërgojë një shenjë alarmi për këtë, por unë besoj fort se kjo është ajo çfarë ne duhet të bëjmë.”

Gjatë fjalimit të tij ai bëri shaka duke thënë se “një herë e një kohë ne ishim krenarë që ishim i vetmi vend në botë që nuk lejonim askënd të hynte ose të dilte jashtë vendit” si dhe bëri disa shaka për komunizmin dhe për diktatorët e ndryshëm. Ai deklaroi se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe pavarësisht se kjo është e “rrezikshme” është diçka që “ne duhet ta bëjmë”.

“Këto janë rreziqe, por për hir të rreziqeve ne nuk mund ti mohojmë vendit tonë, potencialin e madh të këtij program”.

Një nga motivet e fshehur në propozimin e zbatimit të kësaj skeme në Shqipëri mund të jetë edhe ulja e investimeve të huaja në vend.

Një tjetër PPP

Paratë e paguara për një pasaportë shqiptare do të ndahen ndërmjet qeverisë dhe kompanisë Henley and Partners, sipas një skeme të partneritetit publik privat.

Në Maltë, Henley and Partners merr 4 përqind të shumës së paguar ndaj qeverisë dhe 4 përqind të çdo investimi të kryer nga përsoni që aplikon për pasaportën e vendit. Exit.al pa një faturë të lëshuar nga Henley and Partners, mbi “taksën e shitjes” së një shtëpie prej 5 milionë euro në Qipro — kompania kishte marre 13 përqind komision mbi shitjen, kjo do të thotë se fitimet e kompanisë në Shqipëri do të variojnë.

Kriticizmi evropian

Komisioni Evropian është shumë kritik ndaj programeve të tilla, të cilat “krijojnë një rrezik për vendet anëtare të BE-së, në veçanti ato përbëjnë rrezik për pastrim parash, korrupsion dhe evasion fiskal”. Vera Jourova, Komisionerja e BE-së për Drejtësinë e bëri të qartë se “ Komisioni Evropian nuk do të mbështesë një skemë të përfitimit të pasaportës kundrejt pagesës”.

Për vendet e treta, si Shqipëria, që mund të lëvizin pa viza në BE, Komisioni ka paralajmëruar se skemat e kesh për pasaportë, i lejon nënshtetasit të “anashkalojnë procedurat e rregullta për marrjen e vizës shengen dhe shmang vlerësimin e thellë të çdo individi mbi rresikun për emigrim dhe siguri.”

Komisioni shtoi se çdo vend i cili ka dëshirë t’i bashkohet BE-së, dhe zbaton skemën kesh për pasaportë do të monitorohet si pjesë e procesit të anëtarësimit. Me vemendje të vecantë për “pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar.”

Zbatimi i skemës kesh për pasaportë përbën një rrezik më shumë për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE, e cila kohët e fundit është vënë në diskutimin nga parlamenti hollandez.

Parlamenti Evropian, gjithashtu ka folur kundër skemës së kesh për pasaportë, duke rekomanduar se ato nuk duhet fare të merren në konsideratë sepse “përbëjnë rrezik të lartë” përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.

Eurodeputeti Frank Engel i quajti ato “praktika të republikës së bananeve”, dhe eurodeputeti Robert Zile tha se ato po përdoreshin nga “Rusia për tju shmangur sanksioneve të vendosura nga BE”.

Eurodeputetja Roberta Metsola shtoi se “edhe pse lobistët e mëdhenj përpiqen ta shesin këtë skemë, shitja e nënshtetësisë nuk ka asnjë lidhje me investimet. Unë gjithmonë kam punuar për investime në mirëbesim (ku ai që kryen investimin tregon që paratë nuk kanë ardhur nga një burim i paligjshëm), por shitja e pasaportës nuk është një investim i tillë”.

Këshilli i Evropës, zbaton skemën MONEYVAL, sistemi i  kundër pastrimit të parave, për ato vende të cila zbatojnë skema të tilla me qëllim forcimin e procedurave kundër pastrimit të parave. Këshilli ka kritikuar edhe Maltën për zbtaimin e skemës kesh për pasaportë, duke thënë se “ rreziku i zbatimit të kësaj skeme është shumë i lartë”.

Skandalet në Maltë, Qipro, Bullgari dhe Moldavi

Në Maltë, 5 qytetarët që kanë përfituar nënshtetësinë përmes kësaj skeme janë arrestuar, ose shpallur fajtor për mashtrim, pastrim parash, vjedhje dhe keqpërdorim fondesh.

Këto janë Mustafa Abdel Wadood (i dënuar me 125 vjet burg për mashtrim), Boris Mints (oligark rus i dënuar në Britani për mashtrim), Liu Zhongtian (i akuzuar nga SHBA-të për evazon fiskal me 1.8 milionë dollarë për tarifat e aluminit), Pavel Melnikov (milioner rus i hetuar për krime ekonomike në Finlandë), dhe Anatoly Hurgin (Rus/Israelit, pronari i kompanisë që sulmoi Whatsapp-in, i akuzuar për pastrim parash, mashtrim, vjedhje dhe krime të tjera). Shumica e tyre ishin nën hetim, apo në pritje të dënimit gjatë kohës që aplikuan për pasaportën malteze.

Në Qipro, milioneri famëkeq, i arratisur nga drejtësia Jho Low mori nënshtetësinë qipriote kur konsiderohej një rrezik, dhe tani ai është në kërkim nga disa vende të ndryshme për vjedhje fondesh në shuma prej miliarda eurosh.

Politikani maltez Keith Schembri ka përfituar pagesa korruptive për shitjen e pasaportave.

Në Bullgari, skema “bakshish për pasaportë”, u dënua publikisht. Autoritetet moldave e hoqën skemën pak pasi filluan pyetjet në lidhje me “komapnitë që u përfshinë në program”. Dyshime kanë dalë edhe në Qipro në lidhje me korrupsionin dhe bakshishet e paguara ndaj qeverisë dhe drejtuesve të kishës.

Rusët, kinezët, qytetarët e Lindjes së Mesme, përfshirë Arabinë Saudite, Bahrain, dhe Iranin janë ato që blejnë më shumë pasaporta përmes kësaj skeme.exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY