Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia i vihet pas ‘BMW-së’, shoferi nga Kruja ‘bën lojëra’ të rrezikshme, çfarë ndodhi në komisariat

16/11/2019
SKANDAL/ Babai seks me dashnoren në prani të fëmijës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 39-vjeçar nga Fushë Kruja ka përfunduar në pranga, pasi nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar.

39-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “BMW”, kur është urdhëruar të ndalojë, por ai ka vazhduar rrugën si pa të keq dhe pse sipas policise, ishte ne gjendje te dehur dhe me patente te pezulluar.

Më pas policia ka arritur ta ndalojë drejtuersin e mjetit, i cili ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:
Masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë. Arrestohet në flagrancë në Krujë një 39 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me leje Drejtimi të pezulluar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndalur, por ka kundërshtuar e kanosur ata. Arrestohet në Durrës edhe një 28 vjeçar për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e Durrës në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për marrjen e masave shtesë në fundjave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar shërbimet në të gjithë territorin e qarkut Durrës.

Në këtë kuadër në Fushë Krujë në orët e mbrëmjes së djeshme është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin B.M.W.në qytetin e Fushë Krujës, nuk i është bindur Policisë për të ndaluar kur i është dhënë shenja e ndalimit por ka vijuar lëvizjen. Patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.

Gjatë shoqërimit shtetasi E.K, ka kanosur e fyer punonjësit e policisë. Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit , ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.80 mg/litër. Njëkohësisht nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin me Leje Drejtimi, pasi i ishte pezulluar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” “Kanosje” dhe “Mosbindje e urdhrit të policisë”.

Gjithashtu po në vijim të kontrolleve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Suzuki”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”.

Po në vijim të kontrolleve gjatë 12 orëve të fundit, Policia Rrugore ka pezulluar 24 Leje drejtimi , nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara. Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Tags: arrestkrujemakinandjekjepolicia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.