Ilir Meta dominon Tiranen, ja cfare do ndodhe ne zyren e tij...

Ilir Meta dominon Tiranen, ja cfare do ndodhe ne zyren e tij per nje jave

165
0
Shares

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ftuar për një takim gjatë javës së ardhshme edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi, njofton ora news.

Në qendër të diskutimeve është situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta duket se do të ketë axhendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Vlen të kujtojmë se Kreu i Shtetit ditën e hënë pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY