Vrasja e Eri Zefit, gjykata lë në burg shokun e ngushtë që...

Vrasja e Eri Zefit, gjykata lë në burg shokun e ngushtë që e nxori në pritë

108
0
Shares

Mikel Gjovalin Alia është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e shokut të tij të ngushtë Eri Zefi në Mirditë në fillim të tetorit.

Sipas burimeve nga Gjykata, mësohet se i akuzuari nuk  ka folur asnjë fjalë, qoftë dhe per ti pranuar apo jo akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërsa në dëshminë e dhënë dje pas dorëzimit në polici, mohoi se nxorri Zefin në pritë tek vrasësit, duke pretenduar se dy autorët kanë dashur ta vrisnin edhe atë.

Alia ishte i shpallur në kërkim për ekzekutimin e 34-vjeçarit në Zall Xhuxhë të Mirditës. Zefi u vra me plumb në kokë dhe u nxorr në pritë nga shoku i fëmijërisë Alia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY