Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Meta: Kreu i KED, veprime mafioze, e dinë edhe diplomatët e korruptuar

13/11/2019
Presidenti Meta: Kreu i KED, veprime mafioze,  e dinë edhe diplomatët e korruptuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Ilir Meta tha se Kuvendi duhet të komunikojë me Presidentin në lidhje me ceremoninë e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do fillojnë punën.

“Besoj se jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë me institucionin e presidentit. Ne kemi komunikuar dhe bashkëpunuar në respekt të Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese. Kjo është një çështje shumë, shumë e qartë,” tha Meta.

Një tjetër pyetje ishte edhe ajo nëse Ilir Meta do e shpërndajë Kuvendin.

“Kjo është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por Presidenti do të sillet me përgjegjshmëri”, tha ai.

I pyetur nëse do e mbyllë këtë mandat, Meta tha: “Nuk ka asnjë dyshim, deri më 24 korrik 2022 do jem president. Pa asnjë mëdyshje. Nuk ka asnjë përplasje të presidentit me askënd, as me maxhorancën, me askënd”.

Në vijim të konferencës për shtyp, Meta tha se ai ka qenë transparent, por parlamenti dhe kryetari i KED, Ardian Dvorani vepruan në shkelje flagrante të Kushtetutës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Meta i quajti rrugeçër dhe foli edhe për diplomatë të korruptuar gjatë konferencës për shtyp.

“Gjykata Kushtetuese nuk duhej të mbyllej asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar. U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në veting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur”.

“Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej vetingut, por se në krye të KED erdhi një ushtar i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

“Presidenti i Republikës nuk ka shprehur mungesë vullneti për të zgjedhur vakancën e dytë. Por ka qenë prej kohësh promotor i zgjidhjes së vakancave, ka kërkuar me shkrim, zyrtarisht, që të ndërmarrin veprimet administrative për të garantuar zbatimin e përgjegjësive kushtetutese,” tha Meta.

Meta ka replikuar edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili më herët e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i presidentit Ilir Meta ishte i ashpër. “Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme që u takojnë vetëm njerëzve dhe politikanëve që nuk kanë asnjë dinjitet institucional, por as familjar dhe shoqëror. Mos prisni nga unë të merrem me gjëra të tilla,” tha Meta.

Duke folur për Xhaferllarin, Meta tha: “Është emri me CV-në më të shkëlqyer nga kandidatët e përzgjedhur nga KED. Me kualifikimet më të larta, sa i takon shkollimit, edhe eksperiencës. Këto janë gjëra shumë të qarta, presidenti nuk merret me asnjë individ. Si mund të banalizosh ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese me histori të tilla”.

Tags: gjykata kushtteueseKEDmarsida xhaferllarimeta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.