Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqipëria si 75 vite më parë”, Tabaku: Shqiptarët janë më shumë se armët, duhet të bashkohemi…

12/11/2019
“Shifra alarmante të korrupsionit nga Banka Botërore”, PD: Si bizneset duhet të paguajnë për të mbijetuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja Jorida Tabaku e krahason situatën e sotme me atë të disa viteve me pare, konkretisht të viteve 1944.

Sipas ish-deputetes, skena si ato të 12 Nentorit 1944, u panë në mëngjes në Tiranë, ku qeveria urdhëroi prishjen e shtëpive të banorëve të Astirit.

Tabaku ne nje postim ne rrjetet sociale, i referohet kesaj periudhe, për të identifikuar qartë shembullin qe reflektohet me kete qeveri, e cila sipas saj do te vijoje te udheheqe me dhunë.

“Më 12 nëntor 1944 rrugët e Tiranës dëgjuan krismat e armëve të vrasësve që kurrsesi nuk mund të jenë heronj. Nën urdhërat e Enver Hoxhës komandantët e çetave nisën eleminimin fizik të intelektualëve të kryeqytetit të cilët nuk kishin kryer asnjë veprim karshi shqiptarëve përpos kishin shprehur mendimin e tyre kundër komunizmit. Figura të nderuara që edhe në vitet e pushtimit fashist kishin mundur të shkruanin për demokracinë dhe kombin u vranë në mes të natës nga kriminelët që do të sundonin Shqipërinë për 5 dekada me radhë.

Intelektualë si Ismail Agë Petrela, Musine dhe Muntaz Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti e të tjerë do të ishin viktimat e para të atyre që nuk erdhën si çlirimtarë por si pushtues. Shtatë dekada e gjysëm pas kësaj dite duket se errësira e atyre ditëve ka kapluar edhe një herë vendin.

Glorifikuesit e kriminelëve që vrisnin në rrugica intelektualët po shtypin mundin dhe djersën e këtij populli duke kthyer në normë padrejtësinë.

Masakra e 12 nëntorit ishte preludi i një historie të gjatë dhe të dhimbshme ku të ashtuquajturit heronj do të vrisnin, skllavëronin dhe shkatërronin një shoqëri për ta shndërruar në vendin më të prapambetur dhe të izoluar. Sot, zonjat dhe zotërinjtë e vrarë nga ky terror janë në harresë. Ata që kanë ngritur në piedestal tagutët monistë janë duke shkatërruar edhe një herë liritë, pronën dhe jetën e shqiptarëve.

Skena si ato të sotmet që u panë në mëngjes në Tiranë, ku qeveria urdhëroi prishjen e shtëpive në emër të makutërisë për parà dhe ushtruan dhunë karshi atyre që kërkonin drejtësi dhe zbatim të ligjit. Pa respektuar asnjë normël ligjore por vetëm forcën e dhunës dhe etjes për parà dhe pushtet u sulmuan fëmijë, të moshuar, gra dhe qytetarë që nuk kishin asgjë më shumë se letrat e shtëpisë së tyre në dorë.

Opozita është sot në krahun e këtyre qytetarëve, pasi besojmë se një qeveri oligarkësh nuk mund të mendojë për qytetarët. Ne jemi në krahun e tyre, siç ishim në krahun e banorëve tek bregu lumit shtëpitë e të cilëve u shkatërruan 9 muaj më parë dhe siç jemi në krah të protestuesve tek Teatri Kombëtar. Natyrisht që ne sot u ofrojmë atyre qëndresën e përbashkët dhe jo armë, pasi besojmë se ata që pushtetin e morën me krimin e armë do të qeverisin me një të tillë siç edhe kjo ditë e dëshmon.

Unë besoj që numrat e shqiptarëve janë më shumë se armët dhe dhuna e qeverisë. Prandaj, nuk na mbetet vetëm se të bashkohemi përballë kësaj të keqe të madhe përndryshe perdja e errët e totalitarizmit do të na rrethojë për të na izoluar sërish; armiq të jashtëm dhe të brendshëm, diktat dhe krime. Ata që qeverisën për 5 dekada diktaturë qenë disa oligarkë, pasi në thelb komunizmi është diktatura e të paktëve ndaj shumicës”,-shkruan Tabaku.

/DRONI.al/

Tags: 1944Astirbanorejorida tabakukrahasimreagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.