“Asnjë mundësi mirëkuptimi! O me popullin, o me banditët që qeverisin”

“Asnjë mundësi mirëkuptimi! O me popullin, o me banditët që qeverisin”

117
0
Shares

Ylli Manjani ka reaguar serish pas disa minutave nga përplasja e policise me banorët e Astirit, aty ku shihet qartë që po prishen ndertesat e planifikuara. Manjani thotë se ajo që po ndodh sot me banorët e Unazës së Re nuk ka asnjë mirëkuptim.

Në një reagim në Facebook, ai thotë se duhet një rreshtim i qartë, “o me popullin, o me banditët që qeverisin”

“Nuk kam asnjë mundësi mirëkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre. 

Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: “buka e kalamajve”.  Nuk mbahen kalamajtë e tu duke dhunuar kalamajtë e tjetrit! 

Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.

Kjo është koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rreshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!”, shkruan Manjani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY