Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Ramës: E kam përjetuar unë Jugosllavinë …

Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Ramës: E kam përjetuar unë Jugosllavinë …

109
0
Shares

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke thënë se s’dëshiron ta shohë më, e as duke e përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, ka thënë Mustafa.

Këtë reagim i ish-Kryeministrit të Kosovës, e ka bërë duke iu përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se s’po e kthen Jugosllavinë e re me mini-shengenin ballkanik.

Rama lëshoi edhe akuza në drejtim të liderëve nga Kosova, pasi ata nuk iu përgjigjën ftesës që të bëheshin pjesë e samitit t Ohrit.

“I kam shprehur qëndrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-shengenin dhe Mini-jugosllavët”, tha Mustafa.

Ndërkohë, në reagimin e sotëm, kreu i LDK’së  ka thënë se nuk e përkrah mini-shengenin ashtu siç nuk e përkrah ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, ka qenë reagimi i Isa Mustafës./NOA.al

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Samiti i Ohrit, ka thënë se as ka punuar dhe as ka lidhje me Jugosllavinë.

Këtë përgjigje ai e ka dhënë duke iu përgjigjur kundërshtimit të Isa Mustafës për mini shengein ballkanik.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opinionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka thënë Rama, në një konferencë për media.

Edi Rama ka pasur afërsi më të madhe me Hashim Thaçin vitet e fundit, por as Presidenti i Kosovës nuk mori pjesë në samitin e Ohrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY