Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Humbën jetën dy adoleshente! Policia arreston 18-vjeçarin që drejtonte makinën i dehur dhe pa patentë

10/11/2019
Humbën jetën dy adoleshente! Policia arreston 18-vjeçarin që drejtonte makinën i dehur dhe pa patentë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 18-vjeçarin me incialet F.Sh, i cili drejtonte makinën pa patentë dhe solli aksidentin e rëndë ku mbetën të vdekura dy adoleshente 17 vjeçare.

Aksidenti ndodhi në aksin e vjetër rrugor Elbasan- Tiranë, teksa 18 vjeçari po e drejtonte makinën në gjendje të dehur në momentin e tragjedisë. Të rinjtë kishin shkuar në një festë ditëlindje dhe pas saj ndodhi aksidenti. I riu kishte marrë makinën e babait dhe i papajisur me patentë, për shkak të shpejtësisë, është përplasur me një pemë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë  humbur jetën shtetaset  me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tags: aksidenttirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.