Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shifra alarmante të korrupsionit nga Banka Botërore”, PD: Si bizneset duhet të paguajnë për të mbijetuar

07/11/2019
“Shifra alarmante të korrupsionit nga Banka Botërore”, PD: Si bizneset duhet të paguajnë për të mbijetuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vënë në qëndër te vemendjes ditën e sotme nje sondazh të Bankës Botërore lidhur me korrupsionin ndaj bizneseve ne Shqipëri.

Sipas ish-deputetes Jorida Tabaku, biznesi akuzon qeverinë për korrupsion në administratën publike.

Duke iu referuar Bankës Botërore, Tabaku thotë se shifrat janë alarmante ku 34.6% e biznesit duhet të përgatisë zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

“Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar,-thekson ish-deputetja.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.

Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

Në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit.

Sondazhi në fjalë i paraqitur më pas si një raport krahasues është një tjetër provë që i shtohet dosjes së madhe të korrupsionit që PD ka nisur të denoncojë që në ditët e para të kryeministrit Rama.

Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar.

Ndërkohë që kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.

Bizneset që identifikojnë administratën tatimore si pengesë serioze në biznesin e tyre janë 29% një vlerë 2 fish më e lartë se sa në vitin 2013.

Sipas bizneseve shqiptare taksat e larta, informaliteti dhe krahu i pakualifikuar i punës, janë barrierat reale për të përmirësuar ekonominë dhe jetën e tyre.

Qartësisht dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë; Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta.

Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan.
DASH theksoi se sot duhet o të jesh i lidhur me qeverinë dhe me lidhje politike ose të paguash taksën e korrupsionit.

Kjo situatë po bëhet e papërballueshme për bizneset.Kjo qeverisje ku duhet patjetër o të paguash o mbyllesh, o të paguash ose nuk ekziston duhet të marrë fund.

Partia Demokratike do t’u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, derregullim të tregut dhe një treg të lirë e të konkurueshëm. Por, do t’u japë atyre mundësinë që kohën e shenjtë të punës dhe biznesit mos ta kalojnë duke llogaritur gjobat për ofiqarët e tatimeve dhe as duke paguar kafet e qeveritarëve për tendera.

Nuk do të ketë më asnjë zyrtar a taksidar në zyrat e biznesit, ku pulla fiskale do të bëjë të mundur që askush të mos i bjerë dyerve të biznesit!

Ne besojmë tek konkurenca e lirë dhe tek tregu i lirë. Ne besojmë tek puna dhe ka ardhur koha t’i japim frymë biznesit, të heqim çdo barrë e barrierë që kjo qeveri ka vendosur, dhe ta kthejmë Shqipërinë në qendrën e biznesit dhe investimeve.

//DRONI.al/

Tags: biznesiDenoncimiPDselia bluTabaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.