“Opozita e angazhuar 100% per reformen zgjedhore”

“Opozita e angazhuar 100% per reformen zgjedhore”

70
0
Shares

Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, e cila do të çojë në zgjedhje të lira e të ndershme, tha sot ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi ndersa shtoi se Edi Rama e ka provuar se nuk mund të gatantojë lirinë e votës, prandaj vendit i duhet një qeveri që ka vullnet për të zbatuar ligjet dhe për të gatantuar zgjedhjet.

OERD BYLYKBASHI PAS TAKIMIT TE GRUPEVE TË PUNËS SË OPOZITËSGrupi i punës i ekspertëve të opozitës në lidhje me reformën zgjedhore u mblodh sot për të vazhduar diskutimet që kemi nisur më herët mbi bazën e një plani të qartë, të mirëpërcaktuar, mbi ccështjet që janë prioritare për reformën zgjedhore.

Qëndrimi ynë është i qartë. Reforma Zgjedhore duhet të jetë e vërtetë dhe e plotë.

Sot diskutuam jo vetëm ccështjet e vullnetit politik që kërkojnë vullnet të drejtpërdrejt për zbatimin e ligjit ekzistues. OSBE/ODHIR  e thotë qartë.

Ligji, Kodi Zgjedhor, legjislacioni, është i mjaftueshëm për të bërë zgjedhje demokratike.

Është e qartë që qeveria ka dështuar në mënyrë të qëllimshme për ta zbatuar atë e për rrjedhojë duhet të gjenden mekanizmat për ta shtruar këtë.

Propozimi i opozitës i kahershëm është që një qeveri tranzitore garanton që zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme duke garantuar të gjithë mekanizimin përfshirë ndëshkimin e atyre që shkelin Kodin Zgjedhor, ndëshkimin e atyre që vjedhin apo blejnë votat.

Diskutuam propozimet e ndryshme të cilat do të marrin rrugën e tyre përsa i përket draftimit. Mesazhi është shumë i qartë.

Opozita është e angazhuar 100% për Reformën Zgjedhore për të bërë propozime që janë në përputhje të plotë me OSBE/ODHIR, për të zgjidhur të gjitha problemet e tjera të cilat janë thelbësore për të garantuar që zgjedhjet janë për zgjedhësin dhe jo për qeverinë dhe jo për partitë.

Dhe kjo në përputhje me prioritetin që përcakton Bundestag-u. Për një reformë zgjedhore e cila do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Edi Rama nuk garanton dhe e ka provuar tashmë, se jo vetëm që nuk garanton zgjedhje por vjedh edhe votat e tij.

Pra, puna vazhdon. Gjatë kësaj jave do të ketë rritje të intensitetit, nga ekspertët e opozitës me zgjidhjet për të gjitha problematikat që ka.

Pyetje: Kur do të ketë një produkt final? 

Oerd Bylykbashi: Kemi një kalendar të përcvaktuar dhe mbi bazën e platformës që kemi paraqitur më herët të të gjitha ccështjeve prioritare, ccështjeve politike dhe më pas me një qëndrim të plotë të opozitës, gjatë javëve në vijim ne do të konsolidojmë qëndrimet tona për ccështje specifike për të qenë ne që udhëheqim një proces në interes të shqiptarëve, ajo farsë që ndodh sot në Parlamentin e Shqipërisë e cila nuk përfaqëson me askënd, mazhoranca duhet të kuptojë një gjë, që reforma bëhet në mënyrë gjithëapërfshirëse me një instrument që është i besueshëm për shqiptarët dhe jo në një komision i cili është një pasqyrë ku mazhoranca sheh veten e vetë sa e shëmtuar është.

Pyetje: Z. Bylykbashi ju priteni që pas një jave të nxirrni një draft për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që nga ana tjetër deklaroi se Komisioni i Reformës Zgjedhore e mazhorancës është ilegjitim, kujt do t’ia propozoni këtë draft?

Oerd Bylykbashi: Nuk përcaktova një afat kohor se kur do të jetë një draft konkret. Ne po punojmë me tre gupe pune për të analizuar të gjitha zgjidhjet e nevojshme. Reforma zgjedhore mund të jetë vetëm konsensuale, gjithëpërfshirëse për të qenë e besueshme dhe për të qenë të besueshme zgjedhjet. Sot historia e zgjedhjeve në Shqipëri ka treguar një gjë. Zgjedhjet ndodhin dhe janë të qeta atëherë kur ka konsensus për t’i bërë zgjedhjet e tilla dhe jo për t’i vjedhur ato.

Dhe Shqipëria ka pasur raste të tilla më parë. Ajo që ne kemi sygjeruar në planin pesë pikësh është, instrumenti i cili do të bëjë bashkë, vullnetin e opozitës së bashkuar dhe atë të mazhorancës qeverisëse në një produkt final, një kod konsensual, sicc kërkon Bundestag-u, SHBA, sicc është interesi i zgjedhësve shqiptarë dhe ky i testuar në zgjedhje. Zgjedhjet e parakoshme janë e vetmja zgjidhje e kësaj krize të thellë politike.

Pyetje: A do të jetë OSBE ura lidhëse mes këtyre dy drafteve z.Bylykbashi?

Oerd Bylykbashi: OSBE si organizatë dhe OSBE/ODHIR në mënyrë të veccantë ka dhënë një ndihmë dhe kontribut të vazhdueshëm jo vetëm ndër vite, por edhe kësaj rradhe.

Raporti i OSBE/ODHIR i 2019-ës është një nga dokumentët më unik përsa i përket zgjedhjeve në Shqipëri, për të na treguar rrugën, duke vënë gishtin në një nga problemet thelbësore.

Partitë duhet të kuptojnë. Zgjedhjet janë për shqiptarët, për votuesit dhe partitët shërbejnë si agjentë përfaqësimi.

Ajo që ndodh sot në Parlament nuk ka lidhje me këtë ccështje.

Ishin ata që ngulën këmbë që zgjedhjet të zhvilloheshin pa marrë në konsideratë interesin e zgjedhësve dhe për rrjedhojë të gjithë si aleatë të opozitës së bashkuar kemi për synim të ndryshojmë qasjen totale në raport me Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjet.

Pyetje: Z. Bylykbashi, arritët në përfundimin në lidhje me financimin e partive politike në fushatat zgjedhore në kohën kur edhe PS, z. Balla ka bërë një propozim, për të ndaluar financimet e huaja në fushatë.

Oerd Bylykbashi: Propozimet që vijnë nga PS, nuk kanë lidhje me thelbin e problemit. Duhet t’i garantojmë shqiptarëve një transparencë të plotë e burimeve nga marrin partitë financim, burime të shëndosha, se si ata shpenzojnë. Fushata zgjedhore nuk mund të jetë diçka e shtrenjtë e cila i duket e papranueshme shqiptarëve, transparenca e raportimeve dhe më pas një kontroll efikas se kush ka shkelur ligjin të marrë pasojat përkatëse, sicc ndodh në vendet e Evropës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY