Basha shpjegon çështjen e vilës tek fshati turistik

Basha shpjegon çështjen e vilës tek fshati turistik

96
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpjeguar nga Korça për akuzat ndaj tij dhe lajmet për një vilë personale ne nje fshat tursitik luksoz te Tiranes. Basha deklaroi se nuk ka gënjeshtër që mund ta heqë nga detyra duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se gënjeshtrat kundër tij dhe familjes së tij, janë një përpjekje cinike e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet dhe skandalet dhe se nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.

Nderkohe edhe ne nje interviste dhene ne RTSH me gazetarin Lutfi Dervishi ai ka shpjeguar me gjate rreth kesja duke theksuar se ka levizur per nje kohe te shkurter.

Pyetje: Ajo çfarë kërkohet nga lideri i opozitës janë standardet minimale të transparencës. Ju keni thënë që keni kaluar me qera përkohësisht, por ndoshta njerëzit do të kërkonin një kontratë qiraje…

Lulzim Basha: Këto janë gënjeshtra të cilat janë shpërndarë nga qeveria, me synimin cinik për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Sqarimet e mia kanë qënë të plota dhe shteruese. Por, unë nuk kam ndërmend ti hyj dhe të bëhem pjesë e kësaj loje me të cilën ka për qëllim, pikërisht, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur me të cilat përballen sot shqiptarët.

Prandaj detyra ime është të jem me shqiptarët, ky është edhe qëllimi i turit në të cilin jam përfshirë dhe do të vazhdoj, për të dëgjuar të vërtetat dhe jo gënjeshtrat që kanë për qëllim pikërisht të heqë vëmendjen nga këto të vërteta. Janë gënjeshtra të pastra pa asnjë bazë. Gjithçka që është hedhur nga ato media të kontrolluara nga qeveria, janë të gjitha gënjeshtra.

Është sqaruar gjithçka. Kam lëvizur me qira për një periudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark. Sulmet ndaj meje kanë për qëllim të heqin vëmendjen nga këto të vërteta. Dhe nuk kam për t’u tërhequr nga beteja ime kundër asnjë oligarku dhe asnjë të inkriminuari.

Pra, kanë për qëllim vetëm të heqin vëmendjen nga të vërtetat e hidhura, nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Nga negociatat, me Kajmakun, atentatet mafioze kundër prokurorëve. Sa herë që Edi Rama dhe qeveria ndodhën në këto vështirësi, fabrikojnë gënjeshtra kundër meje personalisht dhe kundër familjes time.

Pyetje: Mund të botoni një faksimilje të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Lulzim Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellallët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo: E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm, të heqë vëmendjen, në radhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës, dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.

Po jua them edhe njëherë zoti Dervishi. Unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj loje të ndyrë me një qëllim politik, të heqë vëmendjen nga dështimet e kësaj qeverie, nga të vërtetat e hidhura të shqiptarëve. Koha ime, e cila nuk është vetëm e imja, por është e qytetarëve shqiptarë, është e opozitës, është e interesit publik, do të shkojë tek interesi publik dhe interesi publik, është kjo që po bëj. Bashkëbisedimi me qytetarët, evidentimi i këtyre të vërtetave të hidhura dhe ardhja së bashku tek zgjidhjet e përbashkëta për ta nxjerrë vendin nga kriza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY