Basha ne Elbasan, rinia ne baze te projektit te ri te PD

Basha ne Elbasan, rinia ne baze te projektit te ri te PD

75
0
Shares

Basha nis me të rinjtë turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”. “Duke ju dëgjuar ju, t’i vëmë pikat mbi “i” për një program realist, i cili rikthen shpresën dhe tregon rrugën që nxjerr vendin nga kriza.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi nga Elbasani turin e shpresës “rrugëtimi për Shqipërinë, duke dhënë mesazhin kryesor se duhet të shembim modelin e krijuar këto 6 vjet, sipas të cilit pasuritë dhe mundësitë për mirëqenie u hiqen shqiptarëve për t’ia dhënë klientëve dhe miqve të kryeministrit. Këtë javë rrugëtimi i bashkëbisedimit më shqiptarët i është kushtuar rinisë, që, me largimin e 38 mijë të rinjve në një vit, konsiderohet se është dështimi më i madh i qeverisë së Edi Ramës.

“Kjo qeveri ka vrarë shpresën, ka vrarë besimin tek e nesermja, duke vrarë mundësitë dhe i ka detyruar të rinjtë t’i drejtohen vetëm një shtegu, emigracionit, për të krijuar mundësi për jetën e tyre. Nuk ka përse të jetë kështu! Jetojmë në një vend të bekuar me njerëz punëtorë që kur u jepet mundësia dhe modeli i duhur, ia dalin të shkëlqejnë dhe të sigurojnë zhvillim ekonomik. E vetmja gjë që na mungon është klima e duhur e biznesit që të hapë vende pune. E vetmja gjë që na mungon është një qeveri që ka vizionin dhe dëshirën për të mbështetur dhe mundësuar investimet e huaja, të cilat janë gati të korrin avantazhet e një rinie punëtore, të etur për shkollim apo për kualifikim, por që e kanë të pamundur të investojnë në Shqipëri në kushtet e qeverisjes së sotme.”- u shpreh kreu i opozitës.

Me vullnetin për të dëgjuar të rinjtë, shqetësimet, propozimet e tyre, si dhe për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të ngritura, Lulzim Basha, u tregoi të rinjve se cili ishte zotimi i tij.

“Zotimi kryesor i Partisë Demokratike dhe i imi personal është të kthejmë shpresën në vendin tonë. T’ju japim fuqinë juve përmes mundësive dhe kushteve për punësimin, përmes klimës së mirë për biznesin, që do të hapë vende pune, përmes klimës atraktive për investimet e huaja, që do të sjellë teknologjinë bashkëkohore, duke sjellë më shumë punësim, edhe punësim me paga dinjitoze dhe mbi të gjitha duke bërë të mundur që ta ndryshojmë këtë vend që i ka të gjitha mundësitë, të gjitha pasuritë, a bëjmë të tillë që ju të zgjidhni të qëndroni këtu dhe të ndërtoni jetën tuaj, të punësoheni këtu dhe të ndërtoni familjet këtu në vend tuaj.” – theksoi zoti Basha.

Gjatë bashkëbiseidmit, disa të rinj ngritën si shqetësim çështjen e emigracionit dhe kërkuan të dinë nga kreu i opozitës planin e tij për të luftuar këtë fenomen shkatërrues për vendin.

Zoti Basha ndau të njëjtin shqetësim me studentët se emigracioni është një problem i madh ekonomik për vendin, njerëzor për familjet dhe personal për ata që emigrojnë.

“Humbja potenciale për ekonominë vetëm nga emigracioni për vitin 2018 është 559 milionë euro apo 4.6 % e Prodhimit Bruto të Shqipërisë. Vitn e kaluar janë larguar nga Shqopëria 38 mijë të rinj. Kjo është hemorragji. Nëse nuk e ndalim këtë, shumë shpëjt nuk do të ketë Shqipëri. Prandaj, prioriteti më absolut është ndalja e kësaj hemoragjie” tha zoti Basha, I cili vuri në dukje 2 arsye kryesore pse Shqipëria ofron pak ose aspak mundësi për punësim.

“Arsyeja e parë është modeli i gabuar i ndërtuar në këto 6 vite në Shqiëpri. Ai nuk vlerëso dhe as nuk shpërblen punën. Kjo qeveri, edhe kur ndarja ka qenë bardhe zi, ka marrë krahun e banditit, jo të policis, krahun e oligarkut dhejo të sipërmarrësit të ndershëm, ka marrë krahun e trafikantit,që pastron paratë  ekrimit dhe jo të të rinjve. E para që duhet të marrë fund është modeli. Prandaj, beteja jonë ëhstë përqednruar tek ndryshimi i këtij modeli. Ndryshimi I këtij modeli parakusht ka ndarjen e politikës nga krimi.

Arsyeja e dytë, e lidhur me këtë, është se ky model vret garën, konkurencën. Aty ku mungojnë këto, nuk prodhohen as ide, as mallra, as shërbime. Përkundrazi, janë në dorën e 4-5 individëve-oligarkëve, që në kushte të tregut, ata falimentojnë, por ata kanë sot në dorë ekonominë, sepse, përmes lidhjeve me pushettin marrin tenderat, koncesionet, PPP-të, licensat eksluzive janë ata që vendosin sa do të jetë paga, si janë kushtet e punësimit dhe vendosin kushte të pafavorshme, ne veçanti për rininë.”-theksoi kreu I opozutës, i cili vuri thekin tek rëndësia që ka ndryshimi I modleit të qeverisjes për vendin.

“Rruga për ta ndryshuar është duke prishur këtë model të mbrapshtë, që tani na e kërkon edhe Europa, duke i dhënë fund politikës së lidhur me krimin, duke dënuar ata që tjetërsojnë votën e shqiptarëve, duke forcuar drejtësinë dhe duke krijuar kushte të barabarta për shqiptarët e barazinë para ligjit. Pra, një Shqipëri ku shqiptarët ta ndjejnë veten zot në shtëpinë e tyre dhe jo një Shqipëri përjashtuese, veçanërisht për rininë. Insitucionet, që tani nuk prodhojnë asgjë për rininë apo prindërit e tyre, duhet t’u kthehen qytetarëve. Insitucionet duhet të punojnë për qytetarët, duhet të jënë gjithëpërfshirëse. Kur them gjithëpërfshirëse, garancia e parë që dua t’ju japo sot është që nesër në pushtet PD nuk do të ndërtojë institucione ekskluzive, ku fitimtari i merr të gjitha, por do t’i trajtojë me respekt që kanë votuar për opozitën’ – tha zoti Basha, duke shpejguar idenë se zhvillimi ekonomik qendron në bazë të ndaljes së emigracionit.

“Emigracioni nuk ndalet as më më shumë policë tek kufiri, as me propagandë, as me llafe, Që të ndalet emigracioni duhet të kemi zhvillim ekonomik dhe rini të mirëarsimuar. Këto janë dy prioritete më absolute të Lulzim Bashës, të Partisë Demokratike dhe qeverisjes nesër.”- tha gjatë bashkëbiseidmit me të rinjtë në Elbasan kreu i opozitës, i cili e lidhi ndalimin e emigracionit me politikën që qeveria e PD do të ndjekë për arsimin. Në këtë mënyrë, zoti Basha i dha përgjigje edhe pyetjeve të disa studentëve për planin për të rritur cilësinë e arsimit, nisur nga fakti që, siç thanë studentët, pavarësisht protestës së vitit të kaluar, tarifat e studentëve mbeten ende të larta.

“Për ne prioriteti numër 1 është rimbursimi i tarifave. Çdo student nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, do të përfitojë rimbursim 100% nga tarifa e buxhetit të shtetit me PD nesër në pushtet. Për studentët që vijnë nga familje mbi 640 mijë lekë të ardhura në muaj, do të përfitohet 50% e tarifës përsëri nga buxheti i shtetit. Do të orientojmë uniiversitet publike drejt tregut. Në të gjitha degët, ne do të zbatojmë modelin gjerman të trajnimit të dyfishtë, gjysma e kohës do të shpenzohet në auditorët e universitetit, gjysma tjetër praktikë pune. 10 mijë më të mirët, çdo vit, do të marrin një vit stazh të paguar nga buxheti i shtetit. E njëjta shumë edhe për modernizimin e universiteteve, për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Ky është plani: Mbështetje e universiteteve nga buxheti i shtetit me taksat e qytetarëve shqiptarë që sot shkojnë në duart e 4-5 koncesioneve, të cilat, të gjitha bashkë i kushtojnë vendit mbi 2.2 mld euro. Po të marrim masat e duhura, po të investojmë tek rinia, investimi do të na kthehet shumëfish. Për çdo euro që investojmë tek rinia do të na kthehet në formë rritje ekonomike, në formën e punësimit, duke ndalur plagën e emigracionit.”- u shpreh zoti Basha.

I pyetur për platformën që PD ofron për biznesin e vogël, kreu i opozitës tha se taksa e sheshtë 9 përqind, e propozuar nga PD jep mundësi për konkurencë të vërtetë mes bizneseve dhe ul mundësitë për informalitet. “Vetëm vitin e kaluar, për shkak të taksës së sheshtë, Serbia ka siguruar 40 mijë vende të reja pune vetëm me investime gjermane, ndërsa ne na kanë ikur 38 mijë të rinj.”-theksoi zoti Basha, I cili tregoi 3 masat kryesore në ndihmën e biznesit të vogël, që punëson sot mbi 75% të shqiptarëve.

1.     “Përjashtim nga skema e TVSH-së për bizneset me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë.

2.     Reduktim i taksave në 1 taksë të vetme, që do të jetë 0.5 përqind e xhiros vjetore. Të gjitha taksat dhe tarifat e tera do të eliminohem

3.     Do të zhdukim bandat e inspektorëve tatimorë, që terrorizojnë biznesin. Me pullën tek dera, biznesi nuk do të shohë më fytyrën e asnjë tatimori në derën e tij, por do të jetë i lirë të punojë e të krijojë miëqenie”. – u shpreh zoti Basha. “Mundësitë për punësimin e rinisë janë objektivi numër 1 dhe janë objektivi kryesor për ta nxjerrë vendin dhe rininë  ga gjendja ku ndodhet.’- theksoi zoti Basha.

Duke iu përgjigjur një denoncimi për korrupsion të një qytetari, kreu i opozitës tha se shqiptarët e dinë se çgarë ndodh, por e rëndësishme tani është që opozita, bashkë me qytetarët, të tregojë rrugët e zgjidhjes në këtë rrugëtim të ri për Shqipërinë.

“Zgjidhjet e këtyre problemeve do të jenë të vërteta, do të jenë të shpejta dhe do të jenë sipas shpresave, dëshirave tuaja, të rinisë, vetëm nëse ato lindin nga një bashkëbisedim i sinqertë dhe i vërtetë. Duke ju dëgjuar ju, t’i vëmë pikat mbi “i” dhe t’ju sjellim një program realist, i cili do shkojë drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve, halleve dhe ofrimin e shpresës dhe rrugës për ta nxjerrë vendin nga kriza. Një qeverisje e izoluar nga njerëzit që nuk dëgjon, nuk është në gjendje të ofrojë zgjidhje. Edhe po të mbajë fjalime të bukura, zgjidhje nuk ofron. Fjalimet dhe premtimet boshe nuk ofrojnë zgjidhje. Zgjidhjet e vërteta vijnë nga një bashkëbisedim i vërtetë si ky që nisëm sot në Elbasan.”- u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha në bashkëbisedimin me të rinjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY