Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E keni provuar pilafin Ali Pasha, ja si bëhet

03/11/2019
E keni provuar pilafin Ali Pasha, ja si bëhet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gojëdhënat tregojnë se një prej ushqimeve më të preferuara të Ali Pashë Tepelenës, një prej personaliteteve më të pushtetshme në historinë shqiptare, ishte pikërisht pilafi.

Një pjatë e tillë, një nga më tradicionalet e Shqipërisë, serviret rëndom në shumë restorante jo vetëm në Tiranë por edhe në jug të vendit.

Në zona të ndryshme këtë pjatë e përgatisni me të brendshmet e pulës, por AgroËeb.org ju sugjeron që ta provoni me mishin e qengjit.

Si Ta Gatuani Krejt Lehtë Pilafin Ali Pasha

Përgatitja e kësaj pjate kërkon mjeshtëri të vërtetë.

Përbërësit:

2 qepë mesatare

400 gramë mish qengji,

3 filxhanë çaji oriz

6 filxhanë çaji me lëng mishi

1 filxhan çaji gjalpë,

100 gramë bajame,

20 gramë rrush të thatë,

Gjysmë luge çaji kanellë

Përgatitja:

Pastrojeni orizin dhe lëreni mënjanë. Bajamet hidhini në një enë me ujë të nxehtë dhe mbajini për pesë minuta.

Më pas kullojini dhe hiquani cipën.

Rrushin e thatë futeni në një tas me ujë të nxhetë dhe më pas kullojeni.

Prisni qepët hollë dhe ndajini mënjanë.

Mishin e qengjit shpëlajeni me ujë dhe më pas prijini në copa të vogla.

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni gjalpin.

Kur ky të jetë nxehur mjaftueshëm, shtoni qepën dhe kavërdiseni derisa të zbutet.

Qepa nuk duhet lejuar të marrë ngjyrë.

Më pas kur qepët të jenë zbutur, shtoni copat e prera të mishit dhe kavërdisini për disa minuta.

Bajamet e pastruara nga cipa prijini me thikë në copa më të vogla.

Të njëjtën gjë bëni edhe me rrushin e thatë.

Shtojini ato në tenxhere dhe përziejini bashkë.

Shtoni orizin dhe përziejeni deri sa ai të jetë mjaftueshëm i nxehtë.

Shtoni lëngun e mishit dhe më pas kripën.

Uleni temperaturën dhe mbyllni kapakun e tenxheres.

Lërini të ziejnë të gjithë përbërësit për rreth gjysëm ore ose deri sa lëngu të ketë shteruar plotësisht.

Kur pilafi të jetë zier plotësisht, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjanë për 15 minuta me kapak të mbyllur.

Më pas pilafin përziejeni me lugë druri duke shtuar piper të zi dhe kanellën pluhur./Agroweb.org

Tags: pilafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.