Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rreziku i influencës ruso-kineze prezent?”, Ish-deputeti: Nuk ndodh më! Ky popull është i lirë

31/10/2019
“Rreziku i influencës ruso-kineze prezent?”, Ish-deputeti: Nuk ndodh më! Ky popull është i lirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti  Gent Strazimiri ka vënë theksin tek pretendimet e fundit, se në Shqipëri mund te kthehet influenca ruse apo kineze.

Ish-deputeti e thotë këtë lidhur me historinë që Shqiperia ka patur në raport me keto dy shtete, por kultura popullore e shqiptarëve është ajo e cila mund ta ndryshojë këtë perspektivë.

“Rreziku i riinfluencës ruso-kineze që vjen prej dëshirës dhe nostalgjisë së “këlyshve të Moskovit” e partisë së Enver Hoxhës është teorikisht prezent, por gjithashtu joprobabël, sepse ndryshe nga hera e parë ky popull është I LIRE“,-thekson Strazimiri.

POSTIMI I PLOTE

Nën “akuzë” nga këlyshët e Moskovit!

PO! Teorikisht ekziston mundësia e një rikthimi të influencës ruse e kineze në Shqipëri!
Ka ndodhur më parë dhe mund të ndodhë përsëri, po aq artificialisht sa ç’ndodhi në ’44-’67, apo ’67-’79!

Them artificialisht, sepse në kulturën popullore shqiptare të dyja këto periudha janë përjetuar respektivisht si pushtim i përgjakshëm e para, dhe si tallje masive e dyta.
Influencat në fjalë ishin rezultat i vullnetit politik pervers e anti-kombëtar, të një kaste pushtuese vendase, e cila i lau me gjak patriotësh të dyja “miqësitë” dhe influencat që sponsorizonin bujarisht izolimin dhe denatyrimin e një kombi evropian që kurrë nuk e kishte parë Azinë si aspiratë, por e kishte vuajtur si zgjedhë!

Posterat e kohës që celebrojnë “miqësitë” në fjalë, shprehin në mënyrën më elokuente veçanërisht përpjekjen për të denatyruar deri në portret dhe elemente antropologjike fytyrën e fshatarit evropian shqiptar, që t’i ngjajë sa më shumë fjala vjen “vëllait kinez” …
Rreziku i riinfluencimit ruso-kinez është iminent përderisa ekziston ende e fuqishme, kasta kriminale që e realizoi herën e parë, e që mbart natyrshëm rrezikun e recidivizmit veçanërisht sa herë është në pushtet!!!

Janë ata që e kanë për krenari ende sot faktin që para se të mësonte shqip, mami ose babi (ose të dy bashkë), i ka mësuar rusisht sepse “kishte studiuar në Leningrad”, ku ishte përpjekur të hidhte tej lekurën e fshatarit të pagdhendur me të cilën e kishte nisur atje “Partia” për shkak të besnikërisë ndaj saj dhe “vendit të madh të sovjetëve”!
Janë ata që “dashurinë për Bashkimin Sovjetik dhe madhështinë e gjeniut rus” (ku nënkuptojnë Stalinin) e kanë fe’ ende sot! Ata, JO SHQIPTARËT!

Ata janë shkaktarët dhe trashëgimtarët krenarë të fratricidit masiv, vetëm për shkak se viktimat kishin studiuar apo jetuar në Vjenë, Romë, Paris, Berlin, Firence, Grenoble, e kudo në Evropë ku Ahmet Zogu e patriotët që themeluan shtetin shqiptar kishin projektuar të formonin elitën drejtuese të një Shqipërie evropiane.
Në emër të “miqësisë” me rusët e më pas me “Kinën motër”, fshatarët e çertifikuar si spiunë me kurse të përshpejtuara në akademitë e spiunazhit të KGB -së (?!), etiketuan si “spiunë” e vranë pa mëshirë secilin prej atyre shqiptarëve që kishin studiuar në fakultetet e mjekësisë, ekonomisë e drejtësisë a Arteve të Bukura kudo nëpër Evropë…(?!)

Ata ende janë krenarë, ende janë të papenduar, ende janë filo-ruse e filo-drapër e çekan kudo ku është ende në këmbë ai simbol e ajo praktikë anti-njerëzore.
Konvertimi dhe retorika e tyre “anti-ruse” a “anti-kineze” qoftë, është sinjali më i fortë alarmit se diçka po përgatisin nën rrogoz, veçanërisht kur kanë pafytyrësinë kriminale, të drejtojnë gishtin e “pro-rusit” tek viktimat e tyre të kohës së “miqësisë” me Bashkimin Sovjetik a me Kinën, të cilët i vranë e persekutuan për fajin se “donin amerikën dhe kapitalizmin” …

Në fund të fundit, tek ajo shtresë që ka që në 1944 e në vazhdim që i quan “këlyshët e Moskovit”! Rreziku i  që vjen prej dëshirës dhe nostalgjisë së “këlyshve të Moskovit” e partisë së Enver Hoxhës është teorikisht prezent, por gjithashtu joprobabël, sepse ndryshe nga hera e parë ky popull është I LIRË!
I lodhur nga liria mbase, por gjithësesi I LIRË!

/DRONI.al//

Tags: influenca rusekinezereagimStrazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.