“Ligji i shpronësimeve”/Ish-deputetja: Dhjetë aktet kundër Pronës që ka ndërmarrë Edi Rama

“Ligji i shpronësimeve”/Ish-deputetja: Dhjetë aktet kundër Pronës që ka ndërmarrë Edi Rama

69
0
Shares

Jorida Tabaku ka sjellë në vëmendje ligjin e shpronësimeve, duke renditur 10 aktet sipas saj, të cilat janë kundër pronës, duke akuzuar kryeministrin që i ka ndërmarrë.

10 aktet sipas Tabakut:

1. Që nga viti 2014 qeveria nuk ka zbatuar asnje marrë asnjë nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut në lidhje
me pronat.

2. Në vitin 2014 ajo mori vendimin për të kaluar 18 mijëhektar tokë të parashikuar nga qeveria e fundit demokratike për Kompensim fizik të pronave tek Ministria e Bujqësisë në zërin e tokave që do jepen me 1 euro. Qëllimi fundor ishte t’ia japin oligarkëve.

3. Në vitin 2015 u miratua në kuvend ligji për Investimet Strategjike në të cilin prona private e qytetarëve do të merrej për një vlerë qesharake nga oligarkët. Ky ligj ka gjetur zbatim në shumë vende turistike dhe ka krijuar situatën e paprecedentë të humbjes së pronës në kundërshti me të Drejtat e Njeriut.

4. Qeveria nën frymën e ligjit për Investimet Strategjike nxori VKM-në numër 708 që shpronësonte pronat në bregdet për interes të investitorëve dhe në kurriz të qytetarëve pa pasur asnjë kujdes që ky është dhe një nga prioritetet e integrimit.

5. Në vitin 2015 qeveria dërgoi në Kuvend ligjin e ri për Kompensimin e Pronave për pronarët që iu rrëmbyen pronat nga sheti komunist. Me gjithëse ajo ka programuar një buxhet prej 1 mld lekësh për PPP që i shkojnë oligarkëve, me ligjin e ri vendosi që most ëKompensojë me vlerën e tregut pronat që i janë rrëmbyer pronarëve në 1945. Në kundërshti të plotë ajo vendosi qëtë kompensojë pronarët e tokave me vlerën e tokës tëvitit 1945 dhe hoqi dorë totalisht nga Kompensimi fizik si kundër dhe nga kthimi i pronës. Ligji u kundërshtua nga Komisioni I Venecias që në një paragraph të qartë të botuar në Amicae Curiae shtator 2019 nënvizon problemet e Ligjit dhe mohimin e të drejtës themelore tënjeriut.

6. Ligjet speciale në lidhje me PPP-të që i janë dhënë oligarkëve. E nisën me ligjin e Aeroportit të Vlorës, pastaj ligji për Teatrin, Ligji për Inceneratorët e kështu me radhë.

7. Në shkurt 2018, Agjensia e Kthimit dhe kompensimit tëpronave vendosi që të ndalojë për një periudhë 3 vjeçare kompensimin e pronave. Ajo vendosi që për pronat me një vlerë 5 miliardë euro do të kompnesohen me 600 mln euro, ky vendim rrëzoi edhe e detyrimin e Ligjit të ri Të kompensimit të Pronave i cili përcaktonte se qeveria do të kompensonte 40% të vlerës së tregut (pra 800 mln euro).

8. Ligji i ri i Kadastrës u rrëzua nga Presidenti por në tentativë për t’u miratuar nga Kuvendi mori vulën e zezë të Komisionit të Venecias që e rrëzoi atë. Ligji tentonte që të mblidhte në një dorë të vetme gjithë pasuritë e lira të vendit nën Agjencinë e Kadastrës që kishte të drejtën, sipas ligjit, që në mënyrë arbitrare të vendoste kufijtë e pronave private.

9. Qeveria miratoi Ligjin e Korporatës së Investimeve Strategjike Shqiptare. Një krijesë hibride e krijuar për të gllabëruar çdo pronë publike dhe private në interes të oligarkëve apo kryeministrit. Ligji i ri krijon një super-strukturë që do ketë nën kontroll të gjitha pronat e qytetarëve dhe që do të drejtohet nga kryeministri. Projektligji është kritikuar nga FMN, BB dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Sipas një letre të BB-së drejtuar MFE ligji nuk reflekton një sërë kritikash të evidentuara nga BB që nuk janë përmbushur nga MFE.

10. Qeveria ka dërguar një draft ligj të ri për “Shpronësimet” i cili do të amendojë ligjin aktual. Ajo premton krijimin e Agjencisë së shpronësimeve që do të jetë për të gjitha pronat që duhen shpronësuar dhe me vlerën që ajo vendos. Ligji eleminon tërësisht kërkesat për nëj vlerësim të drejtë të pronës private duke eleminuar thuajse totalisht logjikën e shpronësimeve publike pa prekur interesin privat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY