VIDEO/Zbulohet skema si shiten diplomat në Tiranë, 180 mijë lekë për ta...

VIDEO/Zbulohet skema si shiten diplomat në Tiranë, 180 mijë lekë për ta marrë gati

143
0
Shares

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon se si blihet punimi për diplomë universiteti në sistemin “Bachelor”, duke paguar 180 mijë lekë të vjetra.

Një studente për Drejtësi Penale bie në kontakt përmes Facebook-ut me një grup prej 5 të rinjsh, që bëjnë punime diplome. Studentja takohet me ta, bien dakord për temën “krimi në familje” dhe paguan 50 mijë lekë paradhënie.

Vajza- Përshëndetje! Si je?

Studentja- Mirë! Si je ti? Si shkon?

Vajza- Mirë faleminderit! Ne jemi një grup ish-studentësh tanimë, sepse na ka ngel kjo student. Ish-studentë tanimë, që merremi me këtë gjë dhe atje e kemi mbyllur dhe i kalojmë gjërat njëri-tjetrit.

Studentja-  bëni vetë d.m.th?

Vajza- Po! Ti je Bachelor?

Studentja- Të gjitha diplomat, ju i bëni vetë, nga fillimi deri në fund?

Vajza- Të gjitha vetë!

Studentja- Jo plagjiaturë?

Vajza- Ne takohemi, japim intervistën dhe grumbullojmë materialin.

Studentja– Nëse unë e bëj tek ju, e kam në duar të sigurta?

Vajza- Tashi varet, s’besoj të jetë… pse e ke me dyshim?

Studentja– E keni kthyer në biznes.

Vajza- Jo, është ideja, thjeshtë. d.m.th, për sa kohë ekzistojnë njerëz pa interes, ne kemi interes ta bëjmë punën, pse jo.

Studentja- Sa kohë ju duhet zakonisht?

Vajza- Shiko! Ne ka raste, që e bëjmë edhe brenda 3 ditësh, po t’më ndihmojë dikush, por…

Studentja- Sa mund të kushtojë?

Vajza- Tani unë nuk të them dot një çmim, sepse më duhet ta diskutoj, kjo është ideja.

Studentja- S’keni një çmim fiks?

Vajza- 220 komplet!

Studentja kërkon, që punimi të mos jetë plagjiaturë, por të jetë serioz, pasi disa pedagogë mund ta lexojnë me detaje.  Ajo kërkon të marrë të paktën notën 8 nga ky punim.

Vajza- Të më falësh!

Studentja- Si je?

Vajza- E kemi lënë për dy javë.

Studentja- S’ka problem, sepse unë po e llogarisja, po e mendoja me veten time, dy javë e shumta. Dua, që t’më dalë diçka e mirë. Nuk dua, që t’më dalë diçka…

Vajza- Unë ta thashë d.m.th, që në fillim, pjesën e plagjiaturës e ke të hequr. Pjesën eee…, në qoftë se ka diçka për të ndryshuar.

Studentja- Tani, unë dua t’i bëj gjërat siç duhet, kam shumë besim tek ju, por dua të keni parasysh këtë pjesën, që të kap të paktën një notë të mirë!  Unë e kuptoj, që detyra ime është maksimale, kur unë ta prezantoj, sepse unë do ta studioj të tërën, do ta prezantoj siç duhet, por kam nga ata pedagogë, që rrinë dhe e lexojnë me detaje, se çfarë kam shkruar.

Vajza- Po patjetër!

Studentja- Kështu që, të paktën të kap notën 8. Ok? Për pjesën, një paradhënie?

Vajza- A e thua për pjesën e pagesës?

Studentja- Po!  

Vajza- D.m.th., një pjesë, si ta kesh menduar ti, ose gjysmën, ose…si ta…

Studentja- Shiko, se unë jam shumë e kujdesshme në këto gjëra, përderisa unë dua, që t’më dalë një gjë e mirë dhe përderisa ju jeni shumë veta, që po punoni për këtë gjë, normalisht që do të keni nevojë për mjete. Në total unë e kam?

Vajza- E diskutuam 1.8, apo jo?

Studentja- 180?

Vajza- Po!

Studentja- Ok! Shumë mirë. Paradhënie 50?

Vajza- Është ok!

Studentja- Ju keni shumë kohë, që merreni me këto punë, kështu që kam besim.

Vajza- Këtë gjë mos ta kesh me merak fare! Ta thashë, është një gjë, që ne kemi kohë, që merremi.

Studentja- Ok! Sa vite keni ju?

Vajza- 5-6…

Studentja- 6 Vite?

Vajza- Po!

Studentja- Vetëm 3 veta, 5 veta sa më the?

Vajza- 5 veta!

Studentja- Numëroji!

Vajza- Është ok!

Studentja- Nuk do t’i numërosh?

Pas dy javësh, tema e diplomës është gati e paguhet edhe shuma e mbetur.

Vajza- Të më falësh shumë! Si je? A je mirë?

Studentja- Mirë, mirë! Si shkon?

Vajza- Të më falësh shumë 1 milionë herë! Si ke qenë?

Studentja- Mirë faleminderit! Si je ti?

Vajza- Mirë, mirë, me gjëra plot. Me strese me gjëra. Të më falësh shumë, sepse nuk të jam treguar korrekte. Këtë gjë unë ta nis me e-mail tani që…

Studentja- Nuk është, se kam shumë bateri. A nuk e ke të printuar?

Studentja- Tani një 50-she e kam dorëzuar. Tani i bie vetëm një 13-she.

Vajza- Po! Faleminderit! Tani, nesër do të nis PoëerPoint-in dhe pres një përgjigje për këtë. Në rregull?

Studentja- Ok!

Vajza- Ndonjë gjë tjetër?

Studentja- Unë do ta marr, do ta shikoj me vëmendje, që ta di fiks edhe unë, nëse kam ndonjë gjë, që…Vajza- Ok!

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra tha se “ironia e të gjithës nuk është problemi penal, mori lekë, apo nuk më dha faturë, apo ku di unë diçka tjetër. Problemi është shumë esencial, problemi është në qasjen arsimore. Pse mashtrojmë njëri-tjetrin. Pedagogët bëjnë sikur marrin një punë dhe studentët bëjnë sikur dorëzojnë një punim Bachelor. Hiqni dorë nga këto gjëra.”

(Marrë nga Tv Klan)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY