Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Mospagesat cënojnë kredibilitetin e qeverisë”, Malaj ngre alarmin: Shteti ka rënë, nuk ka lekë për rrogat e pensionet

29/10/2019
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, Arben Malaj, ka ngritur shqetësimin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Malaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se mospagesat vijojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione, ndërsa thekson se disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që iu kanë mbajtur punonjësve nga pagat e tyre.

Në kushte të tilla, Malaj thotë se duhet transparencë, pasi heshtja i bën këto institucione përgjegjëse për situatën. Ish-ministri liston dhe hapat që duhen të ndërmerren menjëherë për të rregulluar kete situatë.

Postimi i plotë:

Shteti (nuk) ka rene. Ne media eshte deklaruar se, në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojne te perkeqesohen ne rreth 1100 institucione. Qartesimi i kesaj situate, transparenca maksimale me punonjesit e sektorit publik qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do te shlyhen keto detyrime, qarteson nqs shteti nuk ka rene.

Kjo eshte nje ceshtje sociale shume kritike per te gjithe punjonjesit. Disa institucione nuk kane derdhur as pjesen e sigurimeve shoqerore qe ju kane mbajtur nga paga e tyre.

Kjo mund te konsiderohet “vjedhje” e parave te tyre deri atehere kur keto shuma vertetohet se jane derdhur ne sigurimet shoqerore. Njekohsishte mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik te nje vendi, kjo prodhon pa qartesi dhe pasiguri per te ardhmen.

Mospagesat cenojne rende kredibilitetin e qeverisjes. Ne nje vend te qeverisur me pergjegjesi morale dhe ligjore sapo keto shifra te beheshin publike, qeveria, dhe bashkite duhet te benin sqarim publik per saktesine e shifrave dhe planin konkrete te shlyerjes se tyre.

Heshtja i bene pergjegjes edhe ligjore. Disa hapa te menjehershme duhen te ndermerren pa vonese:

(1) Interpelance parlamentare me kryeministrin.

(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.

(3) Identifikimi i drejtuesve te institucioneve qe kane shkelur ligjin duke mos paguar ne te njejten kohe pagat dhe sigurimet shoqerore dhe penalizimi per shperdorim detyre;

(4) identifikimi i pergjegjegjesise per punonjesit thesarit qe kane lejuar pagimin e pagave pa paguar ne te njejten kohe sigurimet shoqerore;

(5) bllokimi i menjehershem i cdo shpenzimi operative dhe i investimeve per zyra, makina, pajisje, sherbime brenda dhe jashte vendit deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura;

(6) Bllokimi i cdo shpenzimi per udhetim e dieta per aktivitete nderkombetare duke e deleguar perfaqesimin ne nivel ambasadori.

(7) Detyrimi i institucioneve pergjegjese qe brenda 15 diteve te paraqesin programin e shkurtimit te shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura per sigurimet shoqerore.

(8) Nje analize e thelluar per eleminimin e fryrjes se numrit te punonjesve per motive politike e nepotiste ne institucionet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore;

(9) Qartesimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative te nderprerjes se mos pagimit ne te njejten kohe te pagave dhe sigurimeve shoqerore dhe te shlyerjes se detyrimeve te prapambetuar brenda afateve konkrete.

Pensionistet e sotem dhe ata te viteve te ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptare nuk duhen renduar me kostot e renda te mos pagimit te sigurimeve shoqerore.

Pensionistet penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do te rendohen nga rritja e taksave per te mbyllur gropen e madhe dhe ne rritje te deficitit te skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen ne nivele kritike te borxhit publik zyrtar dhe te fshehur,

(Ky reagim publik nuk shpreh qendrim te BSH-se)

//DRONI.al

Tags: arben malajfondipensionetshqetesimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.