Kërkoi rikthimin në detyrë, KLGJ refuzon gjyqtarin e skandalit seksual

Kërkoi rikthimin në detyrë, KLGJ refuzon gjyqtarin e skandalit seksual

107
0
Shares

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar sërish kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili kishte kërkuar rikthimin në detyrë, pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 nga KLD për shkak të një skandali seksual.

Kërkesa e tij vjen pas shpalljes së pafajësisë me një vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë në muajin shtator të vitit 2018.

Kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa kërkesa e fundit që i drejtohet organit të ri KLGJ mban datën 20 dhjetor 2018.

Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media, në një emision investigativ, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.

//DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY