Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bledar Toçi s’u ndahet telasheve, nën hetim për një tjetër çështje bashkë me tre persona

29/10/2019
FOTO/Vrasje për xhelozi, zbardhet dëshmia e gruas: Me Dritanin isha ndarë, i thashë të vinte për sqarim

Bledar Toci

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk kanë të mbarur problemet me drejtësinë për ish-shefin e sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit. Bledar Toçi, që momentalisht ndodhet në qeli si pasojë e vrasjes së Dritan Haxhollit në Kavajë, rezulton të ketë të hapur një çështje tjetër penale në prokurorinë e Tiranës.

Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për një çështje penale që lidhet me mashtrimin, ku Toçi prej disa ditësh është marrë i pandehur dhe çështja penale kundër tij i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor gjykatës së Tiranës. Së bashku me Toçin, janë marrë të pandehur dhe tre persona të tjerë, ku dy prej tyre quhen Edmond Geci dhe Mëhill Geci.

Çështja penale është hetuar nga prokurori Bajram Breçani dhe momentalisht të gjithë të pandehurit janë në fazën e gjykimit. Dosja bën fjalë për mashtrimin që Bledar Toçi i ka bërë disa personave, lidhur me shit-blerjen e një automjeti tip “Polo”, e cila ka qenë e vjedhur.

Automjeti është dashur të blihet nga Bledar Toçi, por ky i fundit pasi e ka marrë dhe përdorur si provë për një periudhë dy javore, ka vendosur t’ia shesë makinën e vjedhur një personi tjetër, në një kohë që as vetë nuk e kishte blerë. Lindja e këtij konflikti ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës ku pas hetimeve të kryera, është arritur në konkluzionin se Bledar Toçi ka kryer veprën penale të mashtrimit së bashku me 3 persona të tjerë.

Toçi momentalisht ndodhet në qeli për akuzën e vrasjes së Dritan Haxhollit, ku si pasojë e përplasjes me armë me këtë të fundit ai mbeti i plagosur me një plumb në qafë. Për këtë ngjarje momentalisht janë të arrestuar dy vëllezërit Toçi, ku Bledari akuzohet për vrasjen e Haxhollit ndërsa vëllai tjetër Benardi, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë në Kavajë me një viktimë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin.

Lidhja ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndarjes, ka deklaruar 30-vjeçarja, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Marsida Qatja e ka refuzuar, por 41-vjeçari e ka shqetësuar përsëri, duke bërë që 30-vjeçarja t’i ankohet Bledar Toçit më 9 tetor 2019. Ky i fundit i ka deklaruar asaj se “këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin”.

Në mbrëmjen e datës 9 tetor 2019 Bledar Toçi ka shkuar në banesën e Marsidës dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të Xhuljo Biturku, fqinj dhe shokë me Marsida Qatja si dhe Ermir Çela, shok i saj. Rreth orës 23: 30 tek banesa e Marsida Qatja ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së e cila ndodhet në katin e parë të pallatit.

E ndodhur nën presionin e ish-të dashurit të saj, Marsida Qatja ka komunikuar me Haxhollin, duke i thënë që të vinte brenda për tu sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej Bledar Toçi.

Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me Dritan Haxhollin i cili ka mbetur i vdekur në vend./Shqiptarja.com

Tags: AKUZATbledar tociDosjaish policikavajevrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.