Këngëtari shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi ishte i ftuar në “E diell”, ku gjatë intervistës me Ervin Kurtin zbuloi se ka ndërmend t’i futet politikës e të bëhet deputet.
“Pse jo mos t’i futem politikës, kam ndërmend, do bëhem deputet nëse populli më beson”, u shpreh Shpati.
“Më përpara vajzat shkulnin flokët prej teje, po sot që je rritur çfarë bëjnë vajzat?”, e pyeti Ervini. “Sot shkulin krevatin “, u përgjigj Shpati duke shkaktuar të qeshura.
“Ti vërdallë bën namin, por në televizion thua jam single“, i tha Ervini.“Nuk kam diçka konkrete“, u përgjigj Shpati.
Nuk e dimë nëse kjo ishte thjesht një deklaratë e thene ne kushtet e humorit, por mbetet per tu pare nese Shpati do t’i hyjë politikës, kur jo pak nga kolegët e tij e kanë bërë.
/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/