Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Unë vetë jam me kancer, djalin e humba prej të ftohtit… s’kisha para t’i bëja një foto sa për ta kujtuar

26/10/2019
“Unë vetë jam me kancer, djalin e humba prej të ftohtit… s’kisha para t’i bëja një foto sa për ta kujtuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është 37 vjeçe, por duket sikur koha e ka tërhequr zvarrë… flokët i kanë rënë për shkak të sëmundjes së rëndë dhe atyre pak seancave që ka bërë për ta luftuar.

Por tani duket se shqetësimi i kësaj nëne shqiptare nuk është të jetojë më shumë, por ideja se duke ikur nga kjo botë, do t’i lërë tre vajzat e saj vetëm.

Historia e Lavdije Maljas është thellësisht dramatike. Kjo grua vuan nga kanceri dhe nuk e di nëse ka shanse të jetojë apo jo, për shkak të varfërisë së skajshme në të cilën jeton. Tre vajzat e saj janë arsyeja pse ajo vazhdon të marrë frymë. Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët” Lavdija thotë se ka frikë nga vdekja, por jo për frymën e saj. Kjo grua ka kaluar një makth edhe më të rëndë sesa sëmundja që po e konsumon dita ditës.  Djali i saj, vetëm 1 vjeç e gjysëm ka ndërruar jetë.

Lavdia: Unë quhem Lavdije Malja, jam 37 vjeç. Më parë kam jetuar në Patos. Atje kisha dy dhoma, ato dhoma nuk quheshin por ashtu i quaja un nga e keqja. Fëmijët i mbaja afër sepse aty pikonte. Më tutje ika në Ballsh pasi qiraja ishte më e ulët. Hymë në borxhe dhe na nxorrën dhe erdha në Patos sërish. Edhe atje na nxorrën sepse nuk kishim para.

Këtu kur kam ardhur nuk kisha asgjë, dy trasta. Flija në tokë, këto divanë që sheh m’i dha komshia. Po bën dy vjet që më ka vdekur djali. Te ajo shtëpi nuk shkoj dot, sepse s’mundem. Më ndjek hija e djalit.

Lavdija tregon dhe banesën ku dikur kanë jetuar, përlotet dhe thotë se para nuk kishte as për t’i bërë një foto të birit, për ta patur kujtim. I vetmi kujtim që i mbetet, janë një palë çorape të të birit dhe një shenjë në dorë.

Lavdija: Ja atje flinte djali. Tek ai krevati atje… (qan) Qëkur humba djalin, nuk më bëjnë këmbët të vij këtu. Kujtimet janë shumë të këqija, vetëm vuajtje. Vetëm një palë çorape më kanë mbetur nga djali. Skisha një lek t’i bëja një foto.

Në atë moment nuk mbaj mend mirë, mbaj mend që e kisha në prehër dhe ma morën nga duart. Në momentin kur dha shpirt me nguli thonjthë dhe kjo është e vetmja shenjë që kam nga im bir. Vetëm këtë kam kujtim nga ai, asgjë tjetër. Unë nuk dua jetë vetë… ta kisha dhe atë këtu nuk do doja asgjë.

I shoqi i Lavdijes është nisur drejt Greqisë për të punuar me ç’të gjejë, në mënyrë që të sigurojë para për një operim mbi gruan e tij, e cila rrezikon jetën prej sëmundjes së rëndë. Vetë Lavdija thotë se tashmë gjithçka i duket e vështirë dhe e pakuptimtë. Sëmundja, vdekja e të birit dhe ideja se do të lërë vajzat vetëm, e kanë mundur. 37 vjeçarja me sy në lotë kërkon ndihmë nga shqiptarët.

Lavdija: Frikë kam vetëm nga vdekja, se ku do t’i lë fëmijët… kush do m’i mbajë, kush do kujdeset për ato? Vetëm t’i kisha strehuar, pastaj do ikja e qetë (qan). Barkun me bukë nuk ua ngopa dot, por të paktën t’i strehoj. Unë i kërkoj shqiptarëve, ju lutem më ndihmoni, vetëm te strehoj fëmijët, se unë nuk dua asgjë. Ato kanë ndenjur dhe tre ditë pa futur asgjë në gojë. Vetëm vajza e vogël, që mund t’i kem dhënë ndonjë biskotë.

Në emisionin shqiptarët për shqiptarët, Elvis Naçi tha se gjithçka do të bëhet për të zgjidhur problemet dhe vështirësitë me të cilat e ka përplasur jeta Lavdijen dhe fëmijët e saj.

Naçi: Beteja jonë e parë është që të shpëtojmë Lavdijen. Ne po presim biopsinë dhe sapo të marrim lajmin ne do jemi pranë saj. E dyta është që ato fëmijë, ëngjëj që ka, ne do t’i blejmë një banesë të re. Jemi të vendosu më shumë se kurrë. Jemi bashkuar për tre gjëra, për shëndetin e saj, për një banesë dhe për t’i vënë një pension kësaj familje.

Por në fakt, përveçse komshinjve dhe mësuesve të fëmijëve të Lavdijes,  që e kanë ndihmuar me ushqim dhe mbathje me aqsa kanë patur, një rast është për t’u vënë në dukje dhe vjen pikërisht nga një fëmijë. Fjala është për shoqën e klasës së njërës prej vajzave të Lavdijes, Aminën. 8 vjeçarja është shoqe klase me vajzën 8 vjeçe të Lavdijes, Namiken. Ajo thotë se kur ka patur ushqim gjithmonë e ka ndarë me vajzën e Lavdijes dhe në të tjera raste, paratë që i kanë dhënë prindërit i ka harxhuar për të.

Amina: Ajo mund të ketë vështirësi se është e rraskapitur, nuk ha bukë. Babi na jep lekë nuk ia kthej kursimet, kur më pyet i them se kam një shoqe në klasë që nuk ka mundësi, nuk ka para, në pushim të gjatë unë i kam blerë ushqim në pushim të gjatë. I kam dhënë gjithmonë ushqimin tim, gjithmonë i kam dhënë bukën time në pushim të gjatë, jemi miqësuar shumë. Kemi blerë ushqime për të, ia kemi çuar në shtëpi. Dua që shqiptarët ta ndihmojnë pak nga pak, më vjen keq për shoqen time dhe unë do ta ndihmoj.

Tags: semundjevarferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.