Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Vrau nga pakujdesia 15-vjeçarin gjatë ndjekjes në Lezhë, arrestohet në Francë ish-polici

25/10/2019
Mashtrimi, humb 1200 euro në kazino, lë peng “Benz”-in e marrë me qira
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eshtë arrestuar në Francë ish-polici Skënder Sefereaj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.

Vrasja e të riut ndodhi gjatë një aksioni policor, ndërsa Seferaj u dënua me 5 vite burg nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia.Gjatë hetimeve për vrasjen, u mësua se  Seferaj ishte arratisur drejt Francës, së bashku me familjen e tij.

Si ndodhi ngjarja?

I akuzuari, në momentin e ngjarjes, ishte në detyrën e shefit të sektorit kundër akteve terroriste në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. Nga të dhënat hetimore që ka mbledhur prokuroria, deklarohet se më 17 korrik, rreth orës 16.00, është ngritur një postbllok nga Komisariati i Lezhës, pranë Urës së Cenit, me qëllim ndalimin dhe kontrollin e një automjeti. Arsyeja e ngritjes se postbllokut ka qenë ndalimi i Ardit Skandajt dhe Flori Nikollit, të cilët ishin të dyshuar për kryerjen e vjedhjes me armë në dëm të malazezëve Xhevat, Musa dhe Zoja Hidroviç, ngjarje kjo e ndodhur me datë 15 korrik 2010 në aksin rrugor Lezhë-Shkodër,konkretisht në kryqëzimin e fshatit Kallmet-Lezhë. Në operacion kanë marrë pjesë disa oficerë të policisë gjyqësore, ndër të cilët edhe Skënder Seferi.

Përplasja me policinë

Nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Ura e Cenit ishte ngritur postblloku i policisë, konkretisht është vendosur një automjet dhe një motor me targa policie. Automjeti i policisë ka qenë e vendosur në krahun e majtë të Urës së Cenit, që përkon me krahun e majtë të automjetit të drejtuar prej Ardit Skandajt, ndërsa motoçikleta ka qenë e vendosur në krahun e djathtë të Urës se Cenit, që përkon me krahun e majtë të automjetit.

Në postbllok, krahas mjeteve të policisë të përshkruara më sipër kanë marrë pjesë edhe disa prej oficerëve të policisë,të cilët kanë qenë të pajisur me armë automatike “Kallashnikov”. Në momentin që Ardit Skandaj ka hyrë në Urën e Cenit, ai është përballur me postbllokun e ngritur nga policia. Në këtë moment, ai ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të ecë mbrapsht, por prapa automjetit të tij është ndaluar automjeti, me të cilin ishin tre oficerë të policisë, të cilët kanë zbritur menjëherë nga automjeti dhe kanë dalë në të dy krahët e automjetit, duke thirrur policia dhe kanë tentuar të hapin derën e mjetit, por i ka pasur dyert në siguresë dhe nuk i janë hapur.

Në ato momente, Ardit Skandaj ka arritur të çante postbllokun e policisë. Në momentin që Skandaj ka goditur automjetin e policisë, ka nisur të largohet për në drejtim të rrugës kryesore që shkon në drejtim të qytetit të Shkodrës.

Oficerët e policisë, menjëherë janë kthyer mbrapsht dhe janë futur në mjetin e tyre, me qëllim vazhdimin e ndjekjes. Pikërisht në këtë moment janë dëgjuar të shtëna automatike dhe kur janë kthyer me drejtim nga mjeti i Ardit Skandajt, kanë parë se xhami i pasmë ishte i thyer plotësisht dhe mjeti po lëvizte. Më pas, ata kanë vazhduar ndjekjen, bashkë me mjete të tjera të policisë dhe në fshatin Balldre është gjetur mjeti i braktisur, brenda të cilit ishte një person i vdekur, i cili pas verifikimeve ka rezultuar se ishte i ndjeri Armando Skandaj, i moshës 16 vjeç dhe ishte vrarë me armë zjarri./DRONI.al

Tags: franceish policikapetngjarjavrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.