VIDEO/Shihni pamjet kur policia kap mat disa persona në lokal, çfarë u...

VIDEO/Shihni pamjet kur policia kap mat disa persona në lokal, çfarë u zbulua nga aksioni në Elbasan

109
0
Shares

Policia ka kapur mat disa persona teksa ishin duke luajtur me lojërat e fatit. Policia ka vijuar me kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë një aksioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, gjatë kontrollit të ushtruar, në fshatin Gostimë, Cërrik, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishin marrë me qira shtetasit E.B dhe E.H., kanë konstatuar se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Policia futet brenda ambienteve të lokalit dhe pasi njofton se ndodhet për kontroll, të gjithë pranishmit vendosen pas murit dhe kontrollohen nga efektivët e policisë.

CërrikVijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.Sekuestrohen në cilësinë e provave materiale 7 kompjutera, pa dokumentacion.Procedohen penalisht 3 shtetas.Në kuadër të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, gjatë kontrollit të ushtruar, në fshatin Gostimë, Cërrik, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishin marrë me qira shtetasit E.B dhe E.H., kanë konstatuar se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. B., 29 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe "Organizimi i lotarive të palejuara”; A. B., 47 vjeç, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e fatit";Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kompjutera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.—————————Gjithashtu, në vijim të punës për identifikimin e autorit që kishte fshehur arsenalin me fishekë luftarakë e granata, të cilat i gjeti Policia e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan filluan procedimin penal ndaj shtetasit B. C., 38 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Falë bashkëpunimit me qytetarët, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Godolesh, në vendin e quajtur Prita, pranë magazinës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 15 arka me fishekë luftarakë, si dhe dhe 12 granata defensive, të cilat, nga veprimet e para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se janë hedhur nga ky shtetas.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 25 octobre 2019

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. B., 29 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”; A. B., 47 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e fatit”.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kompjuterë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY