FOTO/”Duhesh zhdukur me soj e sorollop”, kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe...

FOTO/”Duhesh zhdukur me soj e sorollop”, kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij, mesazhi me emër

200
0
Shares

Agron Tufa, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, u kërcënua me vdekje sërish nga një mesazh në Facebook.

Ka qënë vetë ai i cili ka publikuar detaje nga ky mesazh, te cilit ia ka dërguar avokatit të tij. Në kërcënim shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.

“KËRCËNIM I PERSONALIZUAR ME VDEKJE. E hapa mesazhin dhe u ndesha me po atë gjuhë urrejtjeje, si në mesazhin e parë, derguar avokatit tim z. Kujtim Cakrani 20 dite me pare, por tashmë me një tekst të ndryshëm, të ri, të personalizuar, ku përveç meje e familjes, kërcënimi përfshin edhe kolegë studiues me të cilët punoj në institut e jashtë tij. Është gjuha e ashpër, e dhunshme e atyre “morrave të kuq” që zbritën nga mali; e atyre analfabetëve organikë që pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurinë, vilat, tokat, jetët, fatet e gjithçka mund të rripej nga lëkura e atdheut tonë lakuriq. Gjuha tipike e atyre që, pasi pushtuan, grabitën, zhvatën, masakruan, prenë e varën, dhunuan e përdhunuan, skllavëruan dhe zombifikuan një popull të tërë me dogmën më të shëmtuar të universit, thanë e mburrën edhe sot, se “sollën qytetërim”, “zhvillim”, “emancipim”; që mburren se janë “qytetarë”, pikërisht këta lythë sekrecionesh të neveritshëm socio-historikë!”, shkruan Tufa teksa publikon edhe mesazhin kërcënues.

Kjo nuk është hera e parë per Tufën që merr kërcënime, pasi tani po ndodh per heren e dyte. Agron Tufa pak kohë më parë ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY