Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas padisë së Ramës gjykata dënon ish-deputeten, Tabaku: S’kam frikë nga padrejtësia, beteja vijon në Apel

24/10/2019
DEBATE NË KUVEND/ Ja si i drejtohet Rama zonjës Tabaku, edhe ajo ka një përgjigje për të
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjobë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Sipas informacioneve mësohet se  Tabaku është dënuar për shpifje pas padisë së bërë nga Kryeministri Edi Rama.

Dhe pse Rama kërkoi 1 milionë lekë, Tabaku pas vendimit të gjykatës është e detyruar që të paguaj një shumë prej 300 mijë lekësh. “Detyrimin e palës së paditur, Jorida Tabaku, t’i paguajë paditesit Edi Rama si dëmshperblim për dëmin jopasuror të shkaktuar nëpërmjet deklarimit të saj në faqen Facebook të datës 25.10.2018 shumën prej 300 mije lekë”- thuhet në vendim.

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i ish-deputetes, e cila thotë se kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje. Ish-deputetja u padit nga Rama, lidhur me një deklaratë të bërë nga ish-deputetja demokrate, për lojërat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë kohës së qeverisjes së Rames.

Edhe sot, ish-deputetja i qendron kësaj deklarate, duke sqaruar dhe njëherë opinionin publik lidhur me kete vendim.

“Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria.

Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime.

Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten. E vërteta triumfon përherë”,-shprehet ish-deputetja.

K.B/DRONI.al

Tags: gjobajorida tabakupadiaRamareagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.