Basha: Ramën e kam mundur dhe e mund me votë

Basha: Ramën e kam mundur dhe e mund me votë

67
0
Shares

Në një intervistë për News 24, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndër të tjera është shprehur se kryeministrin Rama e ka mundur dhe e mund me votë. Basha tha gjithashtu se sfida jonë është që qeverinë ta zgjedhë sovrani, jo krimi dhe oligarkët.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Z.Basha, shpesh keni artikuluar se për të kapërcyer këtë krizë politike duhet vullnet politik. Juve, konkretisht, a e keni këtë vullnet për t’u ulur për të diskutuar?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë kompleks as të ulem, as të diksutoj. Ka një problem. Për, të paktën, tre herët e fundit, kryeministri aktual e ka abuzuar vullnetin e opozitës dhe timin personal, për të zgjidhur problemet me dialog. Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me mungesë vullneti, dëshire, do të thoja edhe kapacitetesh, nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër.

Pyetje: Ju i kërkoni kryeministrit Rama të japë dorëheqjen dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por a është e gatshme opozita të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhje dhe si do të arrihet kjo, me Ramën kryeministër apo me qeveri tranzitore?

Lulzim Basha: Nuk kemi ne asnjë problem, as si opozitë, as si Parti Demokratike dhe as unë personalisht, sepse Edi Ramën e kam mundur edhe tek e tek dhe e kemi bërë atë betejë. E kam mundur dhe e mund çdo ditë. Nuk është problemi te njeriu, problemi është: do të ketë një palë zgjedhje të tjera si 2016-ta, 2017-ta, ku në vend që të votojnë qytetarët, në vend që të diktojë sovrani me votë, të diktojë krimi?! Oligarkët?! Avdylajt?!

Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme opozita e bashkuar në nivel politik është mbledhur për reformën zgjedhore. Në dijeninë tuaj, cfarë ka prodhuar ky takim, mes ekspertësh dhe figurash politike?

Lulzim Basha: Zoti Bardhi dhe ekspertët e PD, bashkë me ekspertët e partive të tjera të koalicionit opozitar, opozitës së bashkuar, kanë vendosur piketat për cështje kryesore që kanë të bëjnë me reformimin e partive politike, ligji për partitë politike. Së dyti, problem shumë kryesor do të thoja më kryesori i reformës, ndarja e politikës nga krimi. Hapi tjetër ka të bëjë me garantimin e votës së lirë. Dhe këtu, natyrisht do të ketë propozim, një propozim prej vitit 2016 që Edi Rama e zvarrit që është ai për votimin elektronik dhe numërimin elektronik si edhe identifikimin me shenjat e gishtërinjve të zgjedhësve për të, në mos zhdukur, për të zvogëluar mundësinë për abuzime.

Pyetje: Si e komentoni veprimin e ambasadorit të OSBE, Borcardt, përpara disa protestuesve?

Lulzim Basha: Absolutisht të papranueshëm.

Pyetje: Si ndiheni ju kur shikoni se sot në vendin tuaj janë ulur disa deputetë, të cilët është parë se nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë, kur këta deputetë kanë dalë nga lista juaj, pra ju i keni firmosur?

Lulzim Basha: E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Duhet të keni parasysh që këta, si rregull, kanë ardhur nga fundi i listave, ku, me thënë të drejtën, edhe vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël, që e kërkonin këtë si një afishim nominal të partisë dhe të logos së partisë. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në njëproces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë.

Pyetje: A nuk mendoni se duhet të ndryshojë sistemi i listave?

Lulzim Basha: Absolutisht, jam i hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Personalisht e kam shprehur preferencën time për sistemin mazhoritar dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të deputetit me zgjedhësit. Kjo i jep shumë mundësi zgjedhësit dhe deputetit, që të përfaqësojnë interesin publik drejtpërdrejt në Parlament, pavarësisht nëse partia e tij është në qeveri apo jo, dhe të mos shohin faktin që, kur partia është në qeveri, deputetët kthehen në kukulla dhe ngrenë dorën çfarë t’u thotë kryeministri, sepse e kanë të lidhur fatin me kryeministrin dhe, shpeshherë, me interesa korruptive, që vijnë nga qeveria, por ta lidhin ekzistencën e tyre politike me fatin e votuesit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY