Koncesioni i HEC ne Mat, dhurate per njerezit e pushtetit

Koncesioni i HEC ne Mat, dhurate per njerezit e pushtetit

61
0
Shares

Ish deputetja e PD, Dhurata Cupi denoncon aferen e rradhes korruptive te qeverise me koncensionet. Pasuria natyrore e disa fshatrave ne Mat po tentohet ti jepet me PPP njerezve te afert te pushtetit, deklaron Cupi.

Deklarata e Cupit:

Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.
Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere, zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot jane pikerisht nga kjo zone

Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerezve prane pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.
Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.
Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.
Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.
#stopshkatërrimit#
#mebanorëtematit#

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218001184494851&id=1642908865&sfnsn=mo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY