KLSH jep alarmin, koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit

KLSH jep alarmin, koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit

117
0
Shares

Albanian Highway Concession, kompania që nëpërmjet një kontrate koncensionare PPP menaxhon mirëmbajtjen në rrugën e Kombit në 5 muajt e parë të vitit është financuar me 300 milionë lekë ose 2.5 milionë euro, teksa deri në fund të vitit vlera e financimeve pritet të arrijë në 685 milionë lekë ose 5.6 milionë euro.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, fondi vjetor, por që do të jepet nga taksat e shqiptarëve për kompaninë, ndahet në tre nen zëra, ku 305 milionë lekë janë defekte të fshehura të kontratës, 60 milionë lekë do të paguhen për supervizionin e kontratës dhe 305 milionë lekë ose 2.5 mln euro janë pagesa për subvencionin e trafikut të munguar.

Deri në fund të muajit maj 2019, buxheti disbursoi ndaj kompanisë rreth 300 milionë lekë ose 44 për qind të shumës vjetore të programuar. Kompensimin më të lartë e mori zëri “defekte të fshehura të kontratës”, me 268 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro, ose rreth 84 e fondit vjetore për këtë zë.

Të dhënat tregojnë se kompania ka marrë fonde më shumë se parashikimi i buxhetit 2019. Në projektbuxhetin 2019 qeveria raportoi se, koncensioni i rrugës së Kombit do të financohej me 580 milionë lekë më shumë, por nga të dhënat e rishikuara fondi qw do ti jepet kompanisë ketë vit është 685 milionë lekë, ose 18% më shumë.

Kompania e nisi të vjelë taksën në rrugën e kombit në mes të shtatorit të vitit që shkoi. Në pak më shumë se tre muaj aktivitet, të ardhurat e kompanisë shënuar 2.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga bilanci, 46% e qarkullimit vjetor ishte nga zbatimi i së drejtës koncesionare, ndërsa 41% ishin “Të ardhura nga kontratat e ndërtimit”, që janë pagesa nga buxheti.

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autoveturat deri në 22.5 euro për kamionët, qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 9.4 miliardë lekë (66 mln euro) nga buxheti i shtetit për 13 vitet e para të kontratës si subvencion për trafikun e munguar, ndër to mbi 4 milionë euro do t’i jepen kompanisë për defektet e fshehura të kontratës.

Kontrata ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Albanian Highëay Concession (kompanive Kastrati dhe Salillari) që fitoi të drejtën për të mirëmbajtur rrugën do të ketë afat 30-vjeçar, duke nisur që nga ky vit. Mirëpo, për shkak të periudhës së gjatë në të cilën shtrihet zbatimi i saj, kontrata nuk ka parashikuar të gjitha ngjarjet. Prandaj qeveria ka vendosur që nga buxheti i shtetit të disbursojë ndaj kompanisë koncesionare një shumë prej 563 milionë lekësh ose 4,4 milionë eurosh, si kompensim për defektet e kontratës.

Kontrata në fakt rezultoi difektoze që në fillim të zbatimit të saj pasi, në momentin e negocimit kompanitë kur morën në dorëzim rrugën, gjetën më shumë dëme se sa qeveria kishte raportuar në projekt-kontratën e saj. Për rrjedhojë, gjatë negocimit është rritur vlera e subvencionit nga qeveria drejt kompanisë edhe për këtë qëllim.

Sipas parashikimeve nga kontrata, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 vjetëve, nga të cilat rreth 338 mln euro do të financohen nga taksat dhe 66 milionë euro nga buxhetit i shtetit, kryesisht për trafikun e munguar.

Koncensionari do të mirëmbajë vetëm aksin Milot – Morinë prej 110 kilometrash nga 160 kilometra që ka autostrada Durrës – Morinë.

Të dhënat

Marrë nga Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY