DETAJE/Sherr mes disa personave, dhunohen dhe efektivët, çfarë ndodhi në Shkozet

DETAJE/Sherr mes disa personave, dhunohen dhe efektivët, çfarë ndodhi në Shkozet

211
0
Shares

Një sherr i madh është raportuar të ketë ndodhur në Shkozet. Sipas informacioneve, konflikti ka ndodhur midis disa personave ku është kërkuar dhe ndërhyrja e forcave të policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.

Menjëherë pas mbërritjes së uniformave blu, dy prej protagonistëve në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Kjo ka çuar në neutralizimin dhe më pas arrestimin e tyre.

“Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim” njofton policia.

Njoftimi nga Policia e Durrësit

Policia ndërhyn për të parandaluar një konflikt mes disa personave, dy prej pjesëtarëve në konflikt kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë.

Policia ka neutralizuar dhe prangosur dy personat që goditën punonjësit e Policisë për shkak të detyrës.

Në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në Shkozet, në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kur kanë mbërritur, dy prej personave të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY