Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LIBRI/ “Procesi …” i Ahmetajt, një roman përpirës

21/10/2019
LIBRI/ “Procesi …” i Ahmetajt, një roman përpirës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Agron Tufa

Arbër Ahmetaj sapo ka botuar një roman, do të thoja përpirës, me një gjuhë të kthjellët e të gjallë plot metafora e ironi surreale. Rrëfimi është kompozuar duke mobilizuar përjetimin e ankthshëm e rebelues të një studenti në vigjilje të diktaturës në prag të falimentit të saj dhe në fillim të përrallës demokratike kur nis riciklimi në pushtet i po atyre njerëzve që kanë qenë foljet ndihmëse të rregjimit totalitar. Narrativa përbën një sagë të “iluzioneve të hidhura” të një breznie të tërë, me fëmijërinë, adoleshencën, rininë dhe pjekurinë e personalitetit që del nga një diktaturë gjakatare dhe hyn në një Komedi të Zezë të hipokrizisë mizore. Është lloji i romanit “portret artisti në rini”, ku spikat, përveç heroit të rrëfimit kinse autobiografik, personaliteti i fokusuar misterioz i personazhit të traumatizuar Kosta P, një personazh-baladë, i marrë peng nga Sigurimi. Një personalitet ekcentrik, i shtrirë në të dyja kohët.

Arbër Ahmetaj ka demonstruar hijshëm administrimin mjeshtëror të historisë së heroit me historine vetjake, si dy pole që gjenerojnë fshehtësinë, adrenalinën apo më saktë urinë e kushtëzuar për kurreshtjen e rrëfimit. Në të dyja rastet spikat rezistenca e brendshme për të mos iu nënshtruar makinës shtypëse e rrafshuese te nivelimit të personalitetit.

Ahmetaj na mban pezull me “artin e koprracisë” se rrëfimit, fshehjes apo më mire, shtyrjes së faktit intrigues, duke ruajtur deri në faqet e fundit shtjellimin e plotë të enigmës. Midis poetizimit, blasfemisë dhe anatemës, romani është sa thriller politik, dedektiv, aq dhe elegji për Kohën dhe metamorfozën që ajo bën me njeriun, brezin, idealet.

Në roman ka nota autobiografike, disa herë të theksuara; ka përshëndetje të fshehta për shumë miq të tij e ngjarje të zëshme në kapërcyell të viteve ’80. Por kryesisht “Procesi….” i Ahmetajt është, më së pari, një roman fiction, një produkt i imagjinatës. Romani është një homazh dhe postcriptum njëherësh i asaj që ne donim, ëndërronim dhe meritonim të ishim dhe asaj, që të gjithë e kemi peng dhe e perjetojmë si “prerje në besë”.

Toni dhe intonacioni familjar e mirëbesues i rrëfimit të ngjit dhe vijon shtruar, si me “gisht ndër buzë”, për sekrete që priten të hapen, pa artifica e patetikë, aq sa fshihet/shuhet pa ndjerë kufiri që të bën me dije, se ti po lexon një vepër artistike. Thjesht të ka rrëmbyer Jeta e njëmendet dhe ti je përpirë brenda saj. Kjo për mua është shenja e një pjekurie të lartë dhe tregues i një cilësie të padiskutueshme për një prozë të bukur dhe prozator të mençur.

E falenderoj autorin për këtë roman, sa të dobishëm, aq dhe prekës me artin e “padhunë” që na përcjell./ ObserverKult

Tags: arber ahmetajlibri romani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.